Ka nisur dje me gjysëmfinalen e parë edicioni i 60-të i festivalit europian Eurovision Song Contest ku garon edhe Shqipëria me Elhaida Danin, e cila arriti të kualifikohej për në finalen e madhe (23 maj 2015) me këngën “I’m Alive”.
Përveç muzikës së mirë ndër vite ky festival është karakterizuar edhe për prurjen e veshjeve nga më të çuditëshmet nga këngëtarët që kanë performuar në skenën e tij. Gazeta Corriere della Sera ka përpiluar listën e 37 këngëtarëve me veshjen më të keqe në historinë e Eurosong. Në këtë list bën pjesë edhe këngëtarja Rona Nishliu e cila përfaqësoi Shqipërinë në vitin 2012 në Baku të Azerbajxhanit. Por le të shohim më në detaj se cilët janë protagonistët e kësaj renditje në foto galerinë në vazhdim.
Burimi Corriere della Sera