Seriali i ri i CBS, Supergirl premton të jetë suksesi i radhës për rrjetin amerikan, ose një nga risitë e shumëpritura për sezonin e ardhshëm televiziv. Kjo bazuar në rezultatet që trailer-i i dramës superheroistike nga Greg Berlanti, autor i Arrow dhe The Flash, po rekruton në YouTube.
Në më pak se një javë nga prezantimi i serialit në eventin Upfront në New York, numërohen 10,6 milion shikime të trailer-it në platformën e video in streaming Youtube. Një rezultat edhe më premtues nëse konsiderojmë që promoja e Supergirl ka numrin më të madh të shikimeve nga të gjitha serialet e tjerë të prezantuar në Upfront nga ABC, CBS, FOX dhe NBC të marra sëbashku.
Në vazhdim trailer-i i konsideruar një viral i momentit.
https://www.youtube.com/watch?v=Lm46-envrHo








