RTSH sjell më 11 Qershor “Albanian Young Musicians” eventin që do të përzgjedhi përfaqësuesin e Shqipërisë në “Eurovision Young Musicians”

Ashtu si ju kemi informuar edhe më parë, Shqipëria për herë të parë do të marri pjesë këtë vit në “Eurovision Young Musicians”, një version special i Eurovision dedikuar muzikantëve të rinj në muzikën klasike.

Ndërsa hapi audicionet për konkurim në mesin e Shkurtit të vitit 2018, RadioTelevizioni Shqiptar tashmë ka anoncuar edhe datën që eventi do të organizohet.

Nën emrin “Albanian Young Musicians”, RadioTelevizioni Shqiptar do të paraqesi në skenën e re të Amfiteatrit të Liqenit në Tiranë, 8 artistë konkurentë ku pas seleksionimit njëri prej tyre do të përfaqësojë vendin tonë në eventin që do të mbahet në Edinburg në datat 18-23 Gusht mes 18 shteteve të tjera.

“Albanian Young Musicians” do të transmetohet në datën 11 Qershor në orën 20.00 drejtëpërdrjet në RTSH./IMA/

REKLAMA
loading...

KOMENTO

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.