Rudina cakton datën e dasmës me Mark Frrokun. Ja kur do ti thotë PO ish deputetit!

Mbrëmjen e djeshme e ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit” ishte këngëtarja e njohur Eneda Tarifa. Gjatë intervistës, moderatorja Rudina Dembacaj e ftoi personalisht në dasmën e saj me Mark Frrokun.”Do jesh një nga këngëtaret, domethënë do kem nderin të jesh një nga këngëtaret e ftuara në dasmën time të dytë?”, e pyeti Rudina. Eneda u shpreh se ajo dhe Marku i pëlqejnë shumë si çift dhe nuk do të mungojë në dasmën e tyre.

“Mishi kokërr, paskemi dasmë dhe do vij me kënaqësi të madhe sepse realisht më pëlqeni si çift, shkoni shumë”, u përgjigj Eneda. Rudina zbuloi se do të martohet me Markun sapo të kalojë pandemia e Koronavirusit.