Edhe pse të ndarë, Rudina Dembacaj dhe ish-bashkëshorti i saj Aleksandër Varfaj kanë një marrëdhënie shumë të mirë së bashku. Ata e konsiderojnë njëri-tjetrin si miq dhe familje për hir të vajzës së tyre Viktoria.
Së fundmi moderatorja i ka uruar ditëlindjen Aleksit në rrjetet sociale përmes një fotoje ku Aleksi shihet me të bijën.
“Gëzuar ditëlindjen babo”, ka shkruar Rudina Dembacaj.









