Salsano Rrapi thyen “rregullin”, na prezanton për herë të parë me të bijat

Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook duke klikuar këtu!

Aktori i mirënjohur i humorit, Salsano Rrapi, përtej karrierës së tij të suksesshme si aktor, moderator dhe skenarist, ai është dhe një familjar i përkushtuar, babai i dy vajzave Margi dhe Amal, që janë fryt i një dashurisë me aktoren e njohur dhe njëkohësisht kolegen e tij, Erjona Kakelin.

Ai është shumë diskret për jetën e tij personale dhe nuk i ka bërë asnjëherë publike vajzat e tij, por mbrëmjen e djeshme e ka bërë një përjashtim.

Salsano publikoi në InstaStory një video ku duken si vajzat e tij kanë marrë bojërat dhe kanë nisur që ta pikturojnë atë.

“Para xhirimeve të filmit… “Babai indian”. Make up artist MARAM”, ka shkruan Salsano në video.

Arsyen pse Salsano do që ta mbajë larg vëmendjes mediatike familjen e tij dhe veçanërisht dy vajzat e tij, ai e zbuloi në emisionin “Rreze Dielli”.

“Është instiktive pse ne nuk duam t’i nxjerrim vajzat në rrjete sociale. Jam supersticioz, kam përshtypjen se po të nxjerr një foto të vajzave, nesër ato do të sëmuren. Vajza ime e vogël sikur sëmuret pak më shpesh, por të vogla janë.. do të sëmuren”, tha aktori.

Aktori i humorit shtoi se në këtë zgjedhje ndikon edhe fakti që ai dhe nëna e fëmijëve janë personazhe publikë:

“Vajzat janë ende të vogla. Dua që këtë zgjedhje ato ta vendosin kur të rriten nëse duan të dalin në postime ose jo. Ne jemi personazhë publikë dhe ky fakt mund të ndikojë tek ato në të ardhmen”, tregoi Salsano në emision.