Sokol Balla bëhet baba për herë të tretë: Zbulon gjininë dhe emrin e bebit!

Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook duke klikuar këtu!

Gazetari Sokol Balla është bërë baba për herë të tretë.

Gjatë një bisede në “Fit Station” në News 24, ai zbulon se tani është babai i tre fëmijëve:

“Tashmë jam me tre fëmijë. Nga njëra anë më duket vetja pak i plotësuar se edhe në familjen tonë ne kemi qenë tre fëmijë. Është një ndjenjë plotësimi shumë e bukur.”

Gazetari tregon se vajza e quajtur Brooklyn, erdhi në jetë një muaj më parë.

Sokol Balla ka dhe dy fëmijë nga martesa e parë, Belen dhe Colin.