Mbrëmja e djeshme në “Folie” ka ka ofruar për publikun e pranishëm një spektakël të vërtetë të muzikës moderne shqiptare. Prezantimi zyrtar i kandidaturave të 12 çmimeve te Top Music Awards ka bërë bashkë në një natë këngëtarët më të mirë të momentit dhe personazhet më të njohur të showbizit shqiptar. Autori dhe prezantuesi i Ldion Liço në hyrje të programit ka zbuluar zyrtarisht të kandiduarit e çmimeve të edicionit të parë TMA. Kryesojnë listën e më të me nga 4 kandidatura secila, pop diva e muzikës shqiptare Elvana Gjata dhe këngëtarja e hitit Bon Bon Era Istrefi. Kështu, Elvana Gjata është kandiduar për çmimin e femrës më të mirë të vitit, kënga e vitit, My Music Hit dhe bashkëpunimi i vitit, ndërsa Era Istrefi për çmimin e femrës së vitit, artisti avangar, kënga e vitit dhe bashkëpunimi më i mirë me Ledri Vulën. Këngëtari Alban Skënderaj është kandidatë për 3 çmime, artisti mashkull i vitit, kënga e vitit dhe kënga hit e Top Albania Radio. Por nuk mbetet pas reperi Ledri Vula i cili falë bashkëpunimit me Era Istrefin gjendet i nominuar për 4 çmime, artisti mashkull i vitit, video e vitit dhe për bashkëpunimin më të mirë. Në listë e të kandiduarëve nuk mungojnë artistët e rinj si Alban Ramosaj, Bruno, Edona Vatoçi si edhe artistët e njohur të muzikës si Noizy, Dafina Zeqiri, Flori Mumajesi, Mc Kresha Nora Istrefi etj. Ajo që çuditërisht i ka mbetur jashtë kandidaturave është këngëtarja Tuna në të gjitha kategoritë. Ndërkohë që për 10 çmime janë zbulluar emrat e të kandiduarëve për çmimin Viewers Choice do të jetë publiku që do të përzgjedh fituesin nëpërmjet votimit online dhe Achievement Award do të jepet nga bordi i TMA.
Në vazhdim çmimet me të gjithë emrat e kandidaturave.
Female Artist of the Year
ELVANA GJATA
ERA ISTREFI
KIDA
ENCA
NORA ISTREFI
Male Artist of the Year
ALBAN SKËNDERAJ
LEDRI VULA
FLORI MUMAJESI
NOIZY
CAPITAL T
Group of the Year
NRG BAND
ASGJË SIKUR DIELLI
TROJA
KAOS
Video of the year
CAPITAL T -“Hitman”
LEDRI VULA -“Kings”
MC. KRESHA -“Era”
TROJA – “A e man n’men”
DAFINA ZEQIRI FT. MIXEY -“Liri”
Avantgarde Artist
ERA ISTREFI
EDONA VATOCI
NOIZY
MC KRESHA
Song of the Year
ERA ISTREFI -“BonBon”
MAJK FT. GHETTOGEASY -“S’jenamo”
ELVANA GJATA FT. BRUNO – “Loveme”
ERA FT. LEDRI VULA -“Shumë pis”
NOIZY -“Numberone”
MOZZIK FT. KIDA-“Premtimet”
2TON -“Aninasht”
2PO2 FT. FLORI-“Gonegirl”
MC KRESHA -“Era”
ALBAN SKËNDERAJ -“Unëdhe ti”
TAR Hit of the Year
DHURATA DORA -“Numrine ri”
NRG BAND & DJ ALDO -“Mosunal”
MAJK FT. GHETTO GEASY -“S’jena mo”
ALBAN SKËNDERAJ -“Unëdhe ti”
SAMANTA -“Asnjosiunë”
My Music Hit of the Year
MOZZIK -“Dhezu”
2TON -“Ani nasht”
ELVANA GJATA FT. BRUNO-“Loveme”
LEDRI VULA-“SRMN”
NOIZY -“Grande”
Collaboration of the Year
ERA ISTREFI FT. LEDRI VULA-“Shumë pis”
ELVANA FT. BRUNO- “Love me”
MAJK FT. GHETTO GEASY -“S’jena mo”
MOZZIK FT. KIDA -“Premtimet”
2PO2 FT. FLORI -“Gone girl”
Artist to Watch
BRUNO
MOZZIK
ALBAN RAMOSAJ
2TON
KIDA
Votoni artistin tuaj të preferuar: http://topawards.top-channel.tv/index.php/votoni/








