IMA - InfoMedia Albania
Nuk ka rezultate
Shiko të gjitha Rezultatet
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
Nuk ka rezultate
Shiko të gjitha Rezultatet
IMA - InfoMedia Albania
Nuk ka rezultate
Shiko të gjitha Rezultatet
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

TV Klan përplasët me Partinë Demokratike

nga IMA Redaksia
2015/11/04
në Televizion
Koha e Leximit: 3 mins read
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Replika janë përcjellë mes TV Klan dhe selisë blu me kryetar Lulzim Basha. Televizioni akuzon kreun e opozitës se “nuk është burrë!”, kurse selia blu reagon dhe akuzon se televizioni është vënë nën shërbimin e qeverisë. Marrëdhëniet e Bashës tashmë me pronarin e këtij televizioni duket se janë prishur, pasi PD e ka denoncuar për ndërtimin që po bën tek Laguna Blu. Por, Frangaj është kujdesur që të tregojë se ai ka prishur marrëdhëniert vetëm me Bashën, por jo me Berishën. Ky i fundit ka qenë dje në studiot e ABC dhe është pritur pikërisht nga Aleksandër Frangaj. Mediat aludojnë sot se ‘pas duelit PD dhe TvKlan, fshihet dueli i heshtur Berisha-Basha’.

REKLAMA

Replikat TVKLAN-PD
Dje TV Klan lexoi në lajme këtë tekst të cilin po e publikojmë të plotë :
“Partia Demokratike, në përpjekjet për t’ia faturuar Kryeministrit Rama dhënien e disa lejeve zhvillimore, ka kritikuar sot edhe Televizionin Klan për censurë. TV Klan, dje në kronikën e tij, ka cituar deklaratën e Partisë Demokratike, ku ajo thotë se Edi Rama gënjeu shqiptarët duke dashur t’i ikë përgjegjësisë për lejet e ndërtimit që ka dhënë me firmën e tij dhe se Lulzim Basha nuk ka dhënë asnjë prej këtyre lejeve të ndërtimit. Nga ana tjetër, kemi dhënë dhe reagimin e qeverisë, që nëpërmjet një dokumenti të firmosur nga Enno Bozdo, në emër të Bashkisë së Tiranës dhe Shoqatës së Ndërtuesve i kërkohej Edi Ramës, si Kryetar i Këshillit Kombëtar të Territorit që t’u jepte leje ndërtimi disa kompanive të cilat dosjet e tyre ishin përgatitur në bashki para datës se hyrjes në fuqi të vendimit për bllokim të lejeve nga ana e Ramës.Pra Klan ka dhënë të dy qëndrimet; PD në që thotë që lejet nuk i ka dhënë Basha dhe Ramën që thotë që lejet mi ka kërkuar Bashkia që t’i jap, me kërkesë e firmë të Enno Bozdos. Jo vetëm me zë, por edhe me figurë janë paraqitur 2 dokumentet të filmuara. Kronika gjendet e plotë edhe në internet. Ne nuk e kuptojmë ku qëndron censuara e Klan këtu, por si duket kompleksi për firmat e hedhura dhe paburrëria për t’i qëndruar me dinjitet atyre çka kanë rënë dakort kur ishin në atë zyre, i detyron t’ia faturojnë TV Klanit si censurë. Megjithatë, meqenëse PD na ka akuzuar për censurë, pavarësisht të vërtetës, ne i kërkojmë ndjesë dhe i premtojmë që nuk do ta përsërisim më. Por në fund duam t’i themi një gjë, që opozita bëhet me burra dhe jo me fëmijë që çfarë të thonë në mëngjes nuk ta thonë në mbrëmje”.

PD reagon me kete shkrim
Partia Demokratike shpreh keqardhjen për qëndrimin e përsëritur editorial të televizionit Klan kundër opozitës, të pabazuar në fakte e aspak objektiv. Shtrembërimi i realitetit sipas axhendës personale është sherbimi më i keq që mund të bëjë një media. Edhe më keq, kur vihesh totalisht në shërbim të qeverisë dhe sulmon opozitën, mbi sajesa. Por ka akoma edhe më keq, kur premton publikisht se nuk do censurosh më, ndërkohe që brenda të njëjtës sulm-kronike paraqet të gjymtuar deklaratën e Partisë Demokratike.
Partia Demokratike nuk mund të shantazhohet. Vlerat e lirisë dhe historia e kësaj force politike qëndrojnë lart e janë të pangjashme me interesat e ditës së kujtdo pronari mediash.

Berisha me Aleksandër Frangaj
Ka muaj që pas zgjedhjeve të humbura të 23 qershorit 2013 marrëdhëniet mes PD e TV Klan nuk janë si dikur në ditët e pushtetit kur drejtonte Berisha qeverinë. Mediat shkruajnë sot se ‘dilemat janë se mos u thyen miqësitë mes Klanit dhe Bashës apo mes Klanit e Berishës. Por dilemën e zgjidh deri diku Berisha që mbërriti dje në lajmet e mbrëmjes në ABC neës, televizion në pronësi të Aleksandër Frangajt. Pra ish-kryetari shkoi në oborrin e Klan dhe ABC neës për të folur për situatën politike, por jo vetëm kaq. Natyrisht që pas emisionit është folur edhe për reagimin e selisë blu kundër Klan.

REKLAMA

Media të tjera të shkruara si ‘Koha Jonë” hedhin dilemat se ‘Mos ka sherr mes Berishës dhe Bashës, ku i pari shkon në selinë Klan e tjetri shigjeton aty ku shkoi Saliu?”.

Kurse ‘Tema’ shkruan se “Kur Lulzim Basha shkoi të enjten në studiot e TV Klan, atë nuk doli ta priste askush. Për këtë arsye, u fut direkt në emision. Kur Berisha shkon në Klan, pritet direkt nga Frangaj. Dhe, Klan është kujdesur që të postojë foton, duke thënë se Frangaj pret Berishën’.

Marre nga Balkanweb

Tags: Aleksander FrangajPDSali BerishaTv Klan
ShareTweetPin
Postimi i Mëparshëm

Programi i mbrëmjes | 04/11/2015

Postimi Tjetër

Muhteşem Yüzyıl Kösem | Safiye Sulltan, foto të reja të nënës Sulltaneshë

TË NGJASHME

Televizion

Tv Klan blen të drejtat e EURO 2024

Televizioni Klan ka marrë edhe të drejtat ekskluzive për transmetimin e Kampionatit Europian të Futbollit. Lajmin po ashtu ekskluziv e...

nga IMA Redaksia
Nën 17, 2023
Televizion

Heidi Baçi banore e Big Brother Vip Albania

Ish-konkurrentja e spektaklit “Big Brother” në Itali, Heidi Baçi, është gati të hyjë në versionin shqiptar të “reality show”-t. Është...

nga IMA Redaksia
Tet 29, 2023
Televizion

Nis ‘Big Brother Vip Kosova’, zbulohet surpriza e parë e këtj edicioni

Nën moderimin e Alaudin Hamitit e Jonida Vokshit nis edicioni i dytë i ‘Big Brother Vip Kosova’. Surpriza e parë...

nga IMA Redaksia
Tet 20, 2023
Televizion

Kur do të nis Big Brother Vip 3?

Kur do të nis Big Brother Vip 3. Përgatitjet për “Big Brother Vip 3” kanë nisur, ndonëse një datë fikse...

nga IMA Redaksia
Tet 18, 2023
Televizion

Shqiptarja lë “Big Brother” pas futjes së babait në shtëpi më të famshme në Itali | VIDEO

Ka përfunduar aventura e 26-vjeçares shqiptare Heidi Baçi në “Big Brother Italia”. Sipërmarrësja bionde, një nga më të pëlqyerat e...

nga IMA Redaksia
Tet 17, 2023
Televizion

ONE Albania vjen në treg me platformën OTT e bazuar në sistemin Android

ONE Albania, operatori kryesor i telekomunikacionit në Shqipëri ka prezantuar së fundmi një transformim novator për platformën e tij të...

nga IMA Redaksia
Tet 13, 2023
Postimi Tjetër

Muhteşem Yüzyıl Kösem | Safiye Sulltan, foto të reja të nënës Sulltaneshë

Robert Aliaj braktis Live spektaklin "Dance With Me" | VIDEO

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

orgesa zaimi shiu i tetorit

Reklama

klinika dentare lako
menudixhitale

TË FUNDIT

Muzikë

Samanta Karavella tregon arsyen e vërtetë të tërheqjes nga Fest 62 në RTSH

nga IMA Redaksia
Dhj 2, 2023
0

Një fenomen që u vu re këtë vit për Festivalin e Këngës ishte tërheqja e artistëve konkurrentë që në fillim....

Lexo Më Shumë
Muzikë

Një rrëfim personal…, kënga e re “S’ta Fal” rikthen Kejvi Boriçin me një tekst të shkruajtur nga vetë ai

nga IMA Redaksia
Nën 30, 2023
0

Pas një pauze prej tre vitesh nga skena muzikore, artisti i ri i talentuar Kejvi Boriçi ka bërë një rikthim...

Lexo Më Shumë
Televizion

Tv Klan blen të drejtat e EURO 2024

nga IMA Redaksia
Nën 17, 2023
0

Televizioni Klan ka marrë edhe të drejtat ekskluzive për transmetimin e Kampionatit Europian të Futbollit. Lajmin po ashtu ekskluziv e...

Lexo Më Shumë
Muzikë

Luna Causholli vjen si autore në këngën e saj të re që publikohet së shpejti

nga IMA Redaksia
Nën 2, 2023
0

Luna Causholli, këngëtarja e re e muzikës shqiptare, është duke punuar për videoklipin e ri të këngës të saj të...

Lexo Më Shumë
IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Nuk ka rezultate
Shiko të gjitha Rezultatet
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist