Nis countdown-i: Zbulohen datat kur do të mbahet Festivali i 58-të i Këngës në RTSH!
Festivali i Këngës në Radiotelevizionin Shqiptar ka ndezur motorët e tij dhe ka filluar nga puna për ngjarjen më të madhe muzikore të vitit.
Plot 20 këngëtarë të mirënjohur, si Elvana Gjata, Arilena Ara, Olta Boka, Albërie Hadërgjonaj, Eli Fara, Bojken Lako etj, do të ngjiten në skenën e festivalit për të performuar e për të konkurruar me njëri tjetrin për të rrëmbyer trofeun e çmimit të parë, e rrjedhimisht edhe përfaqësimin e Shqipërisë në Eurovizion 2020.
Nëse keni pyetur veten se kur do të mbahet Festivali i Këngës, mund t’ju themi se pritja përfundoi.
Në datat 19 dhe 20 dhjetor do të jenë dy netët e para të festivalit, të cilat do të kulmojnë në natën finale, në 22 dhjetor.
Këngët pjesëmarrëse në festival do të vijnë për publikun online para netëve të festivalit… kështu që prisni të papriturën!