Pasi u bë me dije se së shpejti do nisë “Big brother V.I.P” pikëpyetja më e madhe është se kush do e moderojë. Mes të përfolurve ishte Arbana Osmani, të cilës i është besuar prej vitesh formati klasik. Ditën e sotme burime për “Kryefjala.com” bëjnë me dije se moderimi i emisionit i është ofruar pikërisht asaj mirëpo nuk dihet nëse Arbana e ka pranuar këtë ftesë. Në rrjetet sociale më herët ajo ka treguar se i mungon ky emision dhe se nëse do i bëhej ftesa për ta moderuar sërish do pranonte. Për momentin, ajo është në përfundim të emisionit “Dua të të bëj të lumtur”.
Që prej shtatorit të 2017 është përfolur se “Top Channel” kishte vendosur të sillte “Big Brother Albania V.I.P”. E vetëm ditën e djeshme televizioni ka zbuluar se “Big Brother Albania VIP” do fillojë së shpejti por pa zbuluar një datë zyrtare. Shtëpia e famshme është gati të mirëpres personazhet publike, të cilët duhet të kalojnë në një audicion.