As në javën e fundit gjërat mes Aristelës, Blerimit dhe Princit nuk janë qetësuar. Pas debatit të ashpër para disa ditësh, ata janë përplasur sërish. Ditën e sotme është transmetuar takimi i fundit mes Aristelës dhe Princit i cili ka nisur me debate, ndonëse Princi i kërkoi falje. Aristela tregoi dyshime për sjelljen e tij pavarësisht se kërkoi falje, mirëpo në studio Princi iu përgjigj: “Nuk tregohet viti në një ditë. Dhe nuk besoj se i referohet burrërisë në përgjithësi.” Ndërsa Aristela iu përgjigj se i duket vetja dominante pasi Princi nuk po reagon për asnjë debat, por ai u tha se dëshironte që të mos kishte diskutime ku duhet të peshojë shokun dhe vajzën që pëlqen.
Ndërkohë, Aristela është përplasur edhe me Blerimin, i cili e ka akuzuar se është mashtruese. Ai ka zbuluar se e ka pyetur Aristelën nëse ka mundasi të dalë çift me Princin por ajo i ka thënë se s’ka shanse. Më pas, Blerimi i ka thënë se duhet t’i vijë turp që ka nxitur Princin kundër tij dhe po mundohet të ngatërrojë dy djem të rritur.
Blerimi: Si nuk të vjen turp që na ke ofenduar dhe e nxit ndaj meje.
Aristela: Turp është të bësh turp. Mos përdor fjalë që të godasësh në publik.
Blerimi: Më dëgjo se nuk e kam ndërmend të ta lë tënden. Nuk të lë të flasësh.
Aristela: Mua mos më thuaj të më vijë turp.
Blerimi: Dëgjo o zysh, thotë pse nuk po më kërkon falje dhe pastaj nuk të vjen turp se na ke ofenduar. Deri tani kam pasur dyshimet tek shoku im, po ti je ajo që nuk je e vërteta dhe të kam pyetur në backstage, a ka mundësi të dalësh çift me Princin dhe the, jo s’ka shanc.
Aristela: Ti ke prishur takimet e mia dhe i thua djalit që po del me mua “mashtrues”. Ti je mashtrues dhe e ke marrë tre herë në telefon kur ka dalë me mua.
Princi: Ka qenë punë reklamash.
Blerimi: Edhe ky më ka marrë kur kam pasur takim me Sindin dhe nuk i jam përgjigjur. Ti po thua që unë e dirigjoj në takim me ty, pse kalama jam unë. Mos u mundo të na ngatërrosh se nuk jemi të vegjël. Të të vijë turp që ofendon cunat 2 metra. Të ka dalë fytyra e ëngjëllit që fshihet pas një djalli. Ty të ka dalë se na ke mashtruar të gjithëve dhe më vjen që kam dyshuar tek ky.








