Zbulohet studio e re e Big Brother Albania 9

Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga starti i edicionit të 9-të të Big Brother, edhe enigmat po filojnë të shuhen pak e nga pak. Pas fotove të shtëpisë së re, Big Brother na lejoi të zbulonim fotot e para të studios ku do të zhvillohet shfaqja e madhe, nën drejtimin e Arbana Osmanit, duke filluar nga mbrëmja e së shtunës së 18 marsit.

Edhe pse duket që këto foto janë bërë në një fazë të hershme, punimet tregojnë se do të jetë një studio gjigande. Big Brother në konfidencë tregon se është zbatuar një projekt shumë i veçantë, ideuar vetë Big Brother.

Studio do të jetë 360 gradë dhe për momentin kemi mundësi të shikojmë vetëm një prej këndëve të shumta të saj. Big Brother zbulon se kjo do të jetë një studio me shumë ngjyra, por ajo që mund të quhet si pjesa më e rëndësishme e projektit të kësaj studio, është ndriçimi. Brig Brother i ka kushtuar rëndësi të veçantë dhe premton se do të jetë një nga ndriçimet më të bukura që është realizuar në studiot televizive shqiptare.
Mbeten edhe pak dita nga starti i melodisë profilike të Rerality Show-ut më të famshëm në botë, Big Brother ndërkohë ka filluar t’ju vëzhgojë.

REKLAMA
loading...

KOMENTO

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.