Pasi bleu patentën ndërkombetare të talent show-t X Factor për Shqiperine, në rolin e bashkë producentes për tre vite radhazi edhe si prezantuese e po të njetit format, Alketa Vejsiu është duke menduar seriozisht për lëvizjen e rradhës për projektin e saj më të ri televiziv.
Ditë më pare vetë Alketa publikoi në faqen e saj në facebook një sondazh ku i kërkonte fansave se cfarë do t’ju pëlqente të shihnin në sezonin e ardhshëm televiziv duke dhëne disa alternativa. Projekti do të jetë përsëri një format abicioz dhe duket se Alketa nuk do të heqë dorë, edhe këtë herë, nga blerjet e patentave ndërkombetare.
E ndërkohe që presim që të zyrtarizohet përzgjedhja përfundimtare, në redaksinë e Info Media Albania kanë mbërritur zëra se Alketa është duke menduar të sjellë në Shqipëri një format kompeticioni, gjithmonë në fushën e muzikës, por që këtë herë do të shohë protagonistë disa nga figurat më të rëndësishme të botës së artit, televizionit, kinemase etj, të transformuar në paraqitje në ikonat e muzikës ndërkombëtare, që do të performojnë live këngët e tyre. Bëhet fjalë për talent show-n Your Face Sounds Familiar, format ky prezent në më shume se 20 shtete dhe që ka arritur shifra audience maksimale. Formati mban firmën e Endemol dhe është transmetuar për herë të parë në Spanjë në vitin 2011.