“Çlirimi” i regjisorit Burim Haliti gati në shtator

Përfundojnë xhirimet në qytezën e Lipjanit të filmit të shkurtër “Çlirimi” me regji dhe skenar nga Burim Haliti

Ky film trajton temën e luftës në Kosovë. Gjatë luftës në vitin 1999, një arsimtar dhe një nxënës, mbesin të ngujuar në një shkollë fillore, ata mbijetojnë brenda shkollës disa muaj, deri sa në fund ndodhë diçka e papritur!
“Xhirimet kanë shkuar me sukses dhe janë përmbyllur sipas planit, kanë qenë 7 ditë xhirime ku është punuar me intensitet të madh”shprehet regjisori Burim Haliti. Regjisori është i njohur për filmin e tij “Hekurishtja”, i cili ka pas pjesëmarrje në shumë festivale ndërkombëtare dhe i ka sjell regjisorit mjaftë sukses.

Filmi është në fazën e postproduksionit dhe pritet që tërësisht të përfundoj në shtator të këtij viti ndërsa premiera mendohet të jetë në ndonjë festival të filmit ndërkombëtar në Evropë. Ky film është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës me 9 mijë euro dhe është prodhim i kompanisë “Eureka Film & Production”. Në rolet kryesore janë: Xhelal Haliti dhe Valmir Selimi.

Burimi | KultPlus.com

loading...

KOMENTO