Gerti Çarcani braktis AS dhe punësohet nga Ora News si gazetar sportiv

Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook duke klikuar këtu!

Gazetari Gerti Çarcani pas shumë vitesh punë në Alsat, aktualisht Albanian Screen, është larguar nga ky ekran ku prej vitesh ishte gazetar sportiv dhe spiker lajmesh. Në AS, gjithashtu, Çarcani drejtonte sëfundmi emisionin “Mëngjesi në AS”  dhe emisionin sportiv Skaner. Skaner Kampionat ka qenë një nga emisionet sportive më të ndjekura të ekranit shqiptar.

Vendimi për t’u larguar nga Albanian Screen, ekrani që e bëri të njohur Çarcanin,  sipas burimeve tona është bërë për shkak të krizës financiare që ka përfshirë këtë televizion. Ndërkohë, ajo që kemi arritur të mësojmë mbi të ardhmen e Gerti Çarcanit në televizion, është se nga 24 Gushti ai do të drejtojë emisionin Sport Debat në Ora News.

Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook duke klikuar këtu!


Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook dedikuar informacioneve rreth TELEVIZIONIT duke klikuar këtu!


Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook dedikuar SERIALEVE TURKE duke klikuar këtu!