IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Mbyllet “Publicus” vetëm pas dy episodesh, autorët akuzojnë Vizion Plus

by Rezalt Justin Kasaj
2020/04/19
in TELEVIZION
Reading Time: 5 mins read
A A
Mbyllet “Publicus” vetëm pas dy episodesh, autorët akuzojnë Vizion Plus

Ka zgjatur vetëm dy puntata aventura investigative e emisionit “Publicus” në ekranin e Vizion Plus.

ADVERTISEMENT

Në një deklaratë për shikuesit autorët e programit shprehen se drejtuesit e Vizion Plus, përveç anullimit të transmetimit të puntatës së tretë këtë të dielë, njëkohësisht, kanë tërhequr mbështetjen financiare për programin, për stafin e përfshirë për realizimin e tij dhe njoftimet publicitare për këtë program nga faqja zyrtare online e televizionit dhe promon në televizion.

Autorët gjithashtu akuzojnë “Vizion Plus” se është një televizion i varur  për shkak se ka ndaluar pikërisht episodi i titulluar “Kodra e Vdekjes”, i cili hidhte dritë mbi vendgrumbullimin e plehrave në Tiranë ku pak javë më parë një adoleshent humbi jetën: “Televizioni “Vizion Plus” sapo ka hequr maskën e tij dhe është rreshtuar në anën e mediave-biznese, por që kërkon ta përdorë produktin televiziv për influencë të pandershme në treg e jo për të raportuar të vërtetën.”- thuhet në deklaratë.

ADVERTISEMENT

Ndërkohë ende nuk dihet nëse “Publicus” do të gjejë një hapsirë tjetër në televizion për t’u transmetuar.

Më poshtë gjendet edhe deklarata e plotë e emisionit investigativ drejtuar shikuesve:

Rënia e një ekrani


Drejtuesit e televizionit “Vizion Plus”, njoftuan se e nuk lejojnë transmetimin e episodit të tretë të “Públicus”, të titullur “Kodrina e vdekjes”, sipas programimit (të dielën, dt., 10. 10. 2016, ora 20:10)!

Njëkohësisht, kanë tërhequr mbështetjen financiare për programin, për stafin e përfshirë për realizimin e tij dhe se kanë larguar të gjitha njoftimet publicitare për këtë program nga faqja zyrtare online e televizionit!

Natyrisht që kjo është një tjetër ngjarje e rëndë në fushën e medias e të raportimit! Një goditje agresive, e beftë, në mënyrë që dëmi apo përfitimi të jetë sa më i lartë! Kjo sjellje e paprecedentë ndaj bashkëpunëtorëve, në radhë të parë; kjo censurë ndaj gazetarëve, ndaj një programi dhe një ekipi televiziv; ky veprim kundër raportit të lirë, fsheh frikën e pronarëve të televizionit, por edhe synimin për të fituar padrejtësisht, e jondershmërisht, më qëllim plotësimin e interesave klienteliste, në dëm të tërë shoqërisë!

Frustrimi që sjell heqja e një maske shkaktohet prej asaj ç’ka zbulon rënia e saj! Televizioni “Vizion Plus” sapo ka hequr maskën e tij dhe është rreshtuar në anën e mediave-biznese, por që kërkon ta përdorë produktin televiziv për influencë të pandershme në treg e jo për të raportuar të vërtetën.

Kur e nisëm këtë projekt, dy muaj më parë, “Públicus” premtoi se do të fokusohej mbi çështjet e menaxhimit e të kontrollit të pasurisë publike; do të siguronte transparencë mbi shkëmbimet financiare, mbi përdorimin e burimeve e të pasurive natyrore të vendit. Premtoi të luftonte inkopetencën në ekspertizë dhe neglizhencën ndaj përgjegjësive publike të administratës shtetërore. Dhe se e gjitha kjo do të kishte për qëllim, -nxitjen e kapaciteteve reaguese nga ana e shoqërisë! Por duke i hequr mbështetjen këtij programi, pronarët e këtij televizioni kontribuojnë që këto çështje të nëpërkëmben dhe se keqmenaxhimi i pasurive kombëtare të mos jetë në fokus të publikut e të qëndrojë larg investigimit gazetaresk! Në këtë mënyrë ata veprojnë kundër e në dëm të interesit publik! Duke i hequr mbështetjen këtij programi, ata nuk Ju mbështesin, Ju lënë në baltën e traumës, në baltën e paligjshmërisë, në baltën e krimit e të trafikut!

Kështu, lënë në baltë maturantët e mbetur pa shkollë dhe punëtorët e flakur në rrugë! Lënë në baltë kujtimin e Arditit të gjorë që punonte në kushte pasigurie në Sharrë; baltosin përpjekjet e ambientalistëve kundër grabitqarëve të plehrave, kundër grabitqarëve të mjedisit, të cilët janë prezentë, përmes Heceve në Valbonë, Librazhd e Vjosë, shumica e cilave, të ndërtuara pa ndonjë studim teknik paraprak! Ne vend të saj, kanë zgjedhur të shushasin publikun duke angazhuar në ekran gjithfarësoj dordolecësh plot ngjyra e shkëlqim, duke Ju detyruar të duartrokisni, nën petkun e gjoja një të vërtete, një realitet të rrejshëm.

Të dielën në mbrëmje, “Públicus”, nuk u lejua të transmetojë një raport mbi vdekjen tragjike të një të riu që banonte në rrethinat e ish Kombinatit, e që punonte në kushte pasigurie në Landfillin e Sharrës, pronë e Bashkisë së Tiranës e që e bashkëadministronte me një kompani private riciklimi. Bëhet fjalë për Ardit Gjoklajn, 17 vjeçarin që u nda nga jeta në rrethana dramatike. Ne shkuam në Sharrë, takuam njerëz e folëm me familjarët e viktimës dhe regjistruam dëshmi. Zbuluam dokumenta të cilat nëpunësit kërkojnë t’i fshehin, pasi nuk duam të zbulohen përgjegjësitë. E të gjitha këto i përgatitëm për t’i publikuar. Por nuk na lanë!

Dy muaj pasi nisëm të punojmë, kuptuam se hajdutët e pasurisë publike dhe frikacakët po na sulmojnë përmes të njëjtave mënyra që ata u tremben më shumë! Ata kanë frikë prej nesh! Shqipëria është një vend me ekonomi të vogël. Biznesi do të jetë gjithmonë i varur prej fondeve publike. Ju e dini, se fondet publike janë paratë tuaja, se rrugët, stadiumet, sallat e teatrove, sheshet pulike, transporti publik, gjithçka publike, ndërtohen me kontributet tuaja. Ju nuk duhet të heshtni!

Raporti me të vërtetën kushtëzohet gjithashtu, nga sjellja apo qëndrimi i tërë shoqërisë, nga vullneti e nevoja për të qënë bashkë. Por beteja për të vërtetën nuk është vetëm një përpjekje kolektive, por, së pari, detyrë dhe një qëndrim moral! Kujt i shërben ajo! Cila është dobishmëria dhe nevoja që shoqëria jonë ka! A mund të lartësohet njeriu prej saj! A duhet të shndërrohet përpjekja për të, në një betejë frontale! Natyrisht, mes nesh, ka një shumicë shpërfillëse ndaj këtij qëndrimi! Dhe kjo është një fatkeqësi! Por jo e vetmja! Mjerimi që përherë e kërcënon këtë vend nuk duket vetëm tek skamja, as te plehrat, por tek rrënimi moral. Ndaj dhe sfida është, se si mund ta fitojë njeriu pavarësinë, ndërsa varet gjithnjë e më shumë nga paraja?

Për këdo që lexon këto rradhë, le ta ndalet për një çast e të pyesë veten, se çfarë e detyron administratën e një televizioni të largojë një grup gazetarësh të rinj e të përkushtuar; të mos pranojë njerëz me mendje të kthjellët e me zemër të pastër; të ketë frikë nga e vërteta? Përgjigja: kjo tregon përkatësi me aferat dhe me inflencën për të përfituar pandershmërisht në kurriz të interesit publik! Ata kanë bërë zgjedhjet e tyre. Ndërkaq, ne besojmë se jemi në anën e duhur!

Në fund, po u drejtohemi kolegëve, shokëve tanë! – Ktheni sytë nga pronarët tuaj, nga administratorët, nga muret që keni përballë…Shihni e depërtoni thellë, përtej…dhe vetëm pasi të keni kuptuar atë çka shihni, vetëm atëherë, me kurajo e guxim, do të mund të raportoni të vërtetën!

Autorët, “Públicus”

Tags: Públicusvizuon plus
Previous Post

Ka një mesazh për ty | ”Kam 6 vjet që lyp”, rrëfimi i 12 – vjeçarit

Next Post

Zbulohet sot struktura dhe detajet e Festivalit të Këngës të 55 në RTSH

TË NGJASHME

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq
TELEVIZION

Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq

Pas javësh pikëpyetjesh për sezonin e ri, tashmë është zyrtare: Ylli Rakipi rikthehet në ekran me “Të Paekspozuarit”, këtë herë...

by IMA Redaksia
Tet 4, 2026
Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri
TELEVIZION

Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri

Luiz Ejlli rikthehet sonte në ekran me formatin e tij të ri “Live me Luizin”, ndërsa Sara Hoxha zbulon se...

by IMA Redaksia
Tet 2, 2026
IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time
Prime Time

IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time

Java 21–27 shtator sjell ndryshimin më të fortë deri tani në IMA Prime Time Index. “Opinion” ngjitet në vendin e...

by IMA Redaksia
Tet 1, 2026
Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari
TELEVIZION

Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari

Një nga formatet më jetëgjata dhe më të identifikueshme të televizionit shqiptar ndryshon sërish ekran. “Zonë e Lirë” me Arjan...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Next Post
Zbulohet sot struktura dhe detajet e Festivalit të Këngës të 55 në RTSH

Zbulohet sot struktura dhe detajet e Festivalit të Këngës të 55 në RTSH

Mbyllja e “Publicus”, Partia Demokratike sulmon Erion Veliajn

Mbyllja e "Publicus", Partia Demokratike sulmon Erion Veliajn

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA