Portali RTK me pamje të re!

Radio Televizioni Kombëtar i Kosovës ka shpalosur dizajnin e ri të portalit online i “RTKlive.com”.

Ajo që bie në sy në grafiken e re është ngjyra e bardhë dhe bojëqielli që dominon faqen. Detaje të tjera janë logot e kanaleve dhe radiove në pjesën e sipërme ku fillon faqja, që të adresojnë në nën faqet e çdo rrjeti. Më poshtë në te majtë logo e RTK Live vjen me përmasa më të medha në krahasim me të mëparshmen dhe në të djathtë lexojmë sloganin me shkronja kapitale “ADRESA e KOSOVES NE INTERNET”.

Struktura e faqes nuk ka pësuar shumë ndryshime përveçse shtimit të disa kategorive të lajmeve. Një interes i veçante i është kushtuar edhe rrjeteve sociale, tashmë ato janë më të dukshme në çdo postim.

RTK Live new design 2

Gjithashtu website vjen edhe në versionin responsive, i përshtatshëm për t’u aksesuar nga çdo aparat multimedial duke filluar nga smartphone, tablet dhe kompjuteri.

loading...

KOMENTO