IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

10 njerëzit me më shumë ndikim në median shqiptare

by IMA Redaksia
2016/11/08
in TELEVIZION
Reading Time: 3 mins read
A A
10 njerëzit me më shumë ndikim në median shqiptare

Lista nuk përmban vetëm botues-pronar, por edhe gazetarë e menaxherë që kanë influencë dhe pushtet real

ADVERTISEMENT

1. Aleksander Frangaj, arriti që ta shndërronte TV Klan në një nga mediat më të ndjekura në Shqipëri.

Me fitoren e procesit në Gjykaten Kushtetuese për nenin 62 të ligjit për mediat radiotelevizive, zotëron edhe zyrtarisht 100 përqind të aksioneve të medias me shikueshmërinë më të madhe ndër televizionet shqiptare.

2. Alban Jaho, drejtori i DigitAlb, paketës më të madhe televizive me pagesë. Me një numër shumë të lartë abonentesh shqiptarë në gjithe botën.

Nuk është protagonist në publik por menaxhon median që qarkullon më shumë para në botën shqiptare mediatike.

3. Vjollca Hoxha, bashkëshortja e të ndjerit Dritan Hoxha, aksionerja e TV Top Channel dhe e DigitAlb.

Ka rikuperuar shumë pushtet real mediatik vitin e fundit, duke pastruar me fshesë të hekurt pothuajse të gjithë “gardën” e dikurshme drejtuese të televizionit.

Ka rikthyer pa shumë shkëlqim deri tani në krye të lajmeve Sokol Ballën. Ndërkohë që Fiks-Fare, një nga emisionet më efikas të Top Media-s është zbehur së tepërmi nga konkurtenca reale e STOP në TV Klan.

4. Mero Baze, botues-gazetar. Me website-n e tij; gazetatema.net, TemA-TV dhe editorialet e përditeshme është bërë një pikë referimi për opinionin shqiptar.

Polemist i lindur, një arkive mediatike lëvizëse dhe modeli i fuqisë se krijuar nga talenti dhe “helmi” ndaj kundërshtarëve, të nisur pothuajse nga hiçi. Ka filluar të shndërroje fuqinë mediatike edhe në pushtet financiar.

5. Irfan Hysenbelliu, botues i TV News24 dhe gazetave “Panorama” e “Panorama sport”, si dhe website-s balkanweb.

Së shpejti do ketë rival në treg vëllain Kasem Hysenbelliu, deri dje drejtor i përgjithshëm i TV News24, i larguar nga posti ne rrethana të paqarta publikisht.

6. Thoma Gëllçi, Drejtor i Pergjithshem i RTSH-së.

Më shumë se pushtet real mediatik, menaxhon një pushtet potencial, të cilin ende nuk e ka futur në punë me eficiensë.

ADVERTISEMENT

Dixhitalizimi i transmetimeve televizive më 1 dhjetor të ketij viti, dhe drejtimi i një pakete prej afer 15 televizionesh si pjesë të një platforme të TV-ve pa pagesë per publikun shqiptar, ka nisur të trazojë që tani botën e medias në Tiranë.

Mbetet për tu parë se çdo të bëjë me fuqine që i “fali” mazhoranca parlamentare kur mbështeti kandidaturën e tij në këtë post.

7. Blendi Fevziu, ia ka dalë që në 20 vjet të mbetet pikë referimi në mediat shqiptare me emisionin e tij “legjendar” Opinion në tv Klan dhe website-n opinion.al. Për shkak të shikueshmërisë së emisioneve, të ardhurave nga pagesat shumë të larta dhe botimet, ia ka dalë që të zërë një vend në këtë dhjetëshe.

8. Vëllezërit Dulaku që zotërojnë tv Vizion+ dhe paketën televizive me pagese Tring. Kurrë nuk e kanë shfrytëzuar pushtetin e tyre real mediatik publikisht, duke u fokusuar më shumë tek një profil biznesi se sa protagonizmi.

Do të kishin një pozicion shumë më të mirë në këtë renditje, nëse do të ishin pak më agresivë në politikat editoriale.

9. Henri Çili, botues i botimeve MAPO. Askush nuk mund të vinte bast 20 vjet më parë (as ai vetë, sigurisht) ku një student i ardhur në Tiranë dhe reporter kulture i gazetës Koha Jonë do të ngjitej në këto lartesi sot.

Pak ditë më parë festoi jo vetem 10 vjetorin e Universitetit Europian, ku është pronari kryesor, por edhe 10 vjetorin e mediave të tij. Vetem kalimi në media televizive dhe ato te internetit mund ta bëjnë botuesin që vazhdon t’i besojë medias së printit dhe librave, që të ngjitet më lart në këtë renditje.

10. Gentian Sala, kryetari i Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA).

Nuk është botues, por pozicioni i tij në krye të auroritetit që rregullon veprimtarinë e kësaj fushe në Shqipëri e bëjnë atë më shumë rëndësi në këtë periudhë shumë të rëndësishme ndryshimesh cilesore dhe sasiore në median shqiptare.

Dixhitalizimi, licensimi i operatorëve, kalimi në online i shumë e shumë mediave, sfida dhe menaxhimi i tyre pritet që në të ardhmen  afërt lista të ndryshojë pikërisht nga lëvizja marramendëse dhe e shpejtë e një tregu mediatik që flet për numra audience shumë më mëdha se tani dhe pa kufij shtetëror dhe burokraci./dailynews.al/

Tags: Alban JahoAleksander FrangajTop ChannelTv KlanVjollca Hoxha
Previous Post

Sot në serialet e TV Klan – 08/11/2016

Next Post

A1 News Channel ndryshon emër

TË NGJASHME

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq
TELEVIZION

Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq

Pas javësh pikëpyetjesh për sezonin e ri, tashmë është zyrtare: Ylli Rakipi rikthehet në ekran me “Të Paekspozuarit”, këtë herë...

by IMA Redaksia
Tet 4, 2026
Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri
TELEVIZION

Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri

Luiz Ejlli rikthehet sonte në ekran me formatin e tij të ri “Live me Luizin”, ndërsa Sara Hoxha zbulon se...

by IMA Redaksia
Tet 2, 2026
IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time
Prime Time

IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time

Java 21–27 shtator sjell ndryshimin më të fortë deri tani në IMA Prime Time Index. “Opinion” ngjitet në vendin e...

by IMA Redaksia
Tet 1, 2026
Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari
TELEVIZION

Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari

Një nga formatet më jetëgjata dhe më të identifikueshme të televizionit shqiptar ndryshon sërish ekran. “Zonë e Lirë” me Arjan...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Next Post
A1 News Channel ndryshon emër

A1 News Channel ndryshon emër

Digitalb “rrëmben” të drejtat ekskluzive të eventeve futbollistike të UEFA deri më 2022

Digitalb "rrëmben" të drejtat ekskluzive të eventeve futbollistike të UEFA deri më 2022

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA