Të Hënën e 15 Korrikut Digitalb feston ditëlindjen e 15-të me një organizim si rrallë më parë në Sheshin ‘Skënderbej’.
Duke ndjekur dhjetra eventet e muajve të fundit, në datat 13-14-15 Digitalb do të jetë në Sheshin Skënderbej me disa aktivitete, si “Ishujt e Argëtimit dhe Festës” dhe ‘Ilusionarium’ ku të gjitha moshat mund të luajnë, argëtohen fitojnë dhurata dhe shijojnë shumë surpriza.
Festimet kulmojnë më 15 Korrik pas orës 18.00 me koncertin që mbledh artistët më të mirë të Kombit në ngjarjen më të madhe të vitit. Emra si Ledri Vula, Ylli Limani, Mc Kresha & Lyrical Son, Kida, Jericho, Vedat Ademi, Tayna, Young Zerka, Ronela Hajati, Aurela Gaçe, Alban Skënderaj dhe Elvana Gjata do të ndezin skenën skenën e vendosur në sheshin simbol për të gjithë shqiptarët.