Euronews Albania nis transmetimin në vjeshtë

Euronews Albania vjen si i pari franchise i një media ndërkombëtare në Shqipëri, falë marrëveshjes së nënshkruar nga Euronews dhe IN Media në vitin 2018.

Euronews Albania do të nisë në vjeshtë transmetimet në TV dhe online për Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

Stafi i Euronews Albania, me përfaqësuese gazetaren e njohur Ilva Tare, këto ditë po viziton selinë e Euronews në Lion për të mësuar më shumë rreth praktikave më të mira të gazetarisë në aspektin televiziv dhe dixhital.

Hyrja në tregun e medias shqiptare të Euronews pritet të jetë një nga investimet më të fuqishme në sjelljen e informacionit të pavarur në Shqipëri.

REKLAMA
loading...

KOMENTO

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.