Teatri Kombëtar ka mirëpritur mbrëmjen e sotme një performancë teatrore të Qendrës Multimedia nga Prishtina.
Me titull “55 shades of Gay” është realizuar nga një kastë e 5 aktorëve të mrekullueshëm kosovarë dhe nga një ekip i artistëve teatrorë,nga Gjermania, Kosova, Franca dhe Serbia.
Perfomanca vendoste në qendër të vëmëndjes një djalë italian donte të martohej me një djalë nga fshati Tashanik ku ndodh ngjarja po bashkia vendoset në siklet për aprovimin e martesës edhe pse realisht Republika e Kosovës prej afro 10 vitesh e pranon në Kushtetutë martesën brenda së njejtës gjini.
Ne fund te pjesës teatrale, djali nga Tashaniku i Kosovës vritet në ditën e dasmës. Dhe drejtuesit e Komunës, për hatër të Bashkimit të Europian, dhe fondeve që unioni jep, ngushëllojnë djalin italian duke i thënë se do i gjejnë një tjetër partner.
“55 Shades of Gay” erdhi në Tiranë nga aktorët Tristan Halilaj, Bujar Ahmeti, Shengyl Ismaili, Semira Latifi, Alketa Sylaj, me regji të Blerta Neziraj dhe autorësia nga Jeton Neziraj.
Skenografia dhe kostumet: Sebastian Ellrich / Muzika: Irena Popovic / Koreografia: Florian Bilbao.
Menaxhere e skenës: Lendita Idrizi / Ass. e produksionit: Verona Koxha / Drejtor teknik: Denis Berisha / Ndriçimi: Mursel Bekteshi./imalbania.com/