IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

60 vjet RTSH

by IMA Redaksia
2020/04/29
in TELEVIZION
Reading Time: 4 mins read
A A
60 vjet RTSH

Televizioni Publik Shqiptar ka hyrë sot në përvjetorin e 60-të të egzistencës së tij. Pikërisht në vitin 1960, është bërë e mundur nisja e transmetimeve të këtij gjigandi mediatik, i cili sot është përfshirë në një proces transformimi tërësor.

ADVERTISEMENT

Për të sjellë në vëmendje disa fragmente të punës së Televizionit Shqiptar në këto 6 dekada, në ekranin RTSH 1, ka nisur sot që në orët e para të mëngjesit, një transmetim maratonë, i cili ka sjellë në vëmendje, momente, emisione, programe, spektakle, personazhe e kontribues, në fusha të ndryshme të medias.

Njësia e emisioneve tematike dhe lajmeve, duatroket me respekt punën e gjithkujt, e ju fton të ndiqni edhe në mbyllje të edicionit informativ, maratonën e transmetimeve.
Drejtori i Përgjithshëm i Televizionit Shqiptar, zoti Thoma Gëllçi, ka një mesazh dedikuar këtij përvjetori.

https://youtu.be/Q3UE84KOLVc

Gëzuar 60 vjetorin e televizionit shqiptar!

Që nga 29 prilli i vitit 1960 kanë kaluar 60 vite pune, krijimtarie, sakrificash e lodhjeje; vite eksperimentesh, dështimesh e suksesesh. Të gjitha të shënuara në memorien e atyre që kanë dhënë kontributin e vet krijues në ekranin e televizionit shqiptar, por dhe të atyre në prapavijë, përfshirë edhe tekniket e antenave në të katër anët e Shqipërisë: Gëzuar! Është dita t’u themi të gjithëve ju faleminderit !

ADVERTISEMENT

Do të dëshiroja shumë që këtë 60 vjetor ta kremtonim në kushte të tjera. Në këtë kohë pandemie, punonjësit e RTSh-së janë në ballë të luftës. Së bashku me mjekët dhe infermierët, ata janë sot në vijën e parë të frontit për të informuar njerëzit dhe për të ruajtur vazhdimësinë e jetës. Është RTSh-ja që u përgjigj me devocion nevojave të nxënësve dhe mësuesve të shkollave shqiptare për të vazhduar mësimin në kushte të reja, qysh në ditën e parë te pandemisë. Janë pikërisht momente të tilla krizash të mëdha, kur shërbimi publik tregon forcën dhe dobinë e tij.

60 vitet e kaluara kanë qënë bardhë e zi dhe me të gjitha nuancat ndërmjet. Në emër të të gjithë kolektivit punonjës të RTSh, por edhe të atyre që dikur punuan në heshtje apo me rebelizëm, kam detyrim moral t’ju kërkoj ndjesë të sinqertë të gjithë shikuesve shqiptarë. Për një kohë të gjatë, përvec filmave, koncerteve, dokumentarëve, kronikave të njerëzve të punës, nga ekrani i televizionit është përcjellë edhe shumë propagandë, duke lejuar dhe ndihmuar , për fat të keq, dasinë e popullit në grupe kundërshtare dhe duke mbajtur anën e atyre që kishin pushtet. Për fat të keq, edhe pas rrëzimit të sistemit një partiak, televizioni shqiptar, si një gojë e propogandës partiake, kthehej një herë në njërin krah dhe herë në krahun tjetër si platformë politike mediatike për të luftuar kundërshtarët e pushtetit dhe për të lartësuar vete pushtetin.

Nuk do ta kremtonim me dinjitet këtë 60 vjetor, nëse nuk do të shihnim në sy të kaluarën tonë për të mësuar prej saj dhe për të korrigjuar vetveten. Institucionet, sikurse edhe vetë individi, janë qenje shoqerore që mësojnë qoftë edhe nga gabimet. Ne sot jemi 60 vjeçare; të pjekur për të kuptuar gabimet, por vitalë, entuziastë dhe të hapur për të mësuar, për t’u bërë më të mirët, për një shoqëri më të kulturuar dhe gjithëpërfshirëse.

Sot televizioni shqiptar është i pavarur dhe i paanshëm. Ne që punojmë sot këtu krenohemi me këtë arritje kaq të madhe. Ne duam dhe punojmë që të gjithë dhe secili nga ju ta kthejë stacionin në televizionin shqiptar dhe të çlodhet, të kënaqet e të mësojë pa u manipuluar. Ky është misioni ynë dhe këtu synon puna jonë.

Në televizionin shqiptar punojnë një grup profesionistësh që ndajnë me njëri tjetrin pasionin për të mirën e të vërtetën, që duam dhe punojmë fort për të sjellë tek ju artin dhe fjalën e bukur. Por ne jemi të ndërgjegjshëm se këto mundësi të mëdha na i keni dhënë ju të gjithë me kontributin tuaj monetar, por edhe me mbështetjen tuaj të madhe morale e shpirtërore. Detyra jone e madhe sot është që bashkë me fjalën shqipe të sjellim tek ju cilesinë e lartë të cdo momenti televiziv. Ne të gjithë kemi bindjen dhe pasionin e madh për ta realizuar edhe këtë qëllim; sepse çdo arritje cilësore e transmetimeve tona është një investim kolosal për një shoqëri më të mirë.

Më lejoni që sot të uroj dhe të falenderoj nga zemra për punën e tyre të palodhur ata dhjetëra njerëz të talentuar që i janë përkushtuar këtij misioni të lartë shoqëror. Uroj dhe falenderoj për punën e tyre të gjithe ata që në një kohë apo në një tjetër i kanë shërbyer interesit publik duke na mundësuar që sot të quhemi 60 vjeçare.

Gëzuar të gjithëve këtë 60 vjetor të Televizionit Shqiptar! Nesër edhe më mire!

Source: rtsh.al
Previous Post

Ekspertja e shëndetit: Merrni 10 minuta rreze dielli çdo ditë, zvogëloni rrezikun nga koronavirusi

Next Post

60 vjetori i RTSH-së, Presidenti Meta dhe kryeparlamentari Ruçi, urojnë transmetuesin publik

TË NGJASHME

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq
TELEVIZION

Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq

Pas javësh pikëpyetjesh për sezonin e ri, tashmë është zyrtare: Ylli Rakipi rikthehet në ekran me “Të Paekspozuarit”, këtë herë...

by IMA Redaksia
Tet 4, 2026
Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri
TELEVIZION

Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri

Luiz Ejlli rikthehet sonte në ekran me formatin e tij të ri “Live me Luizin”, ndërsa Sara Hoxha zbulon se...

by IMA Redaksia
Tet 2, 2026
IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time
Prime Time

IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time

Java 21–27 shtator sjell ndryshimin më të fortë deri tani në IMA Prime Time Index. “Opinion” ngjitet në vendin e...

by IMA Redaksia
Tet 1, 2026
Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari
TELEVIZION

Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari

Një nga formatet më jetëgjata dhe më të identifikueshme të televizionit shqiptar ndryshon sërish ekran. “Zonë e Lirë” me Arjan...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Next Post
60 vjetori i RTSH-së, Presidenti Meta dhe kryeparlamentari Ruçi, urojnë transmetuesin publik

60 vjetori i RTSH-së, Presidenti Meta dhe kryeparlamentari Ruçi, urojnë transmetuesin publik

Lule për yjet e TVSH në dekada

Lule për yjet e TVSH në dekada

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA