IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

73-vjeçari vjen me motor tek Tv Klan, rrëfen historinë e dashurisë me gruan që e njohu te Aldo Morning Show

by IMA Redaksia
2021/03/14
in TELEVIZION
Reading Time: 3 mins read
A A
73-vjeçari vjen me motor tek Tv Klan, rrëfen historinë e dashurisë me gruan që e njohu te Aldo Morning Show

Pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqitare ka qenë Anastasi 73 vjeç i cili ka treguar si u njoh me partneren e tij tek emisioni i mëngjesit “Aldo Morning Show”. Ai tregon se gruaja e tij e parë ka vdekur vitin e kaluar dhe sipas tij të kalosh i vetëm pleqërinë nuk është e lehtë, pasi fëmijët i ka në Greqi. Pas njohjes nga emisioni ai jeton me një grua tjetër që ka njohur dhe janë mjaft të lumtur.

ADVERTISEMENT

Anastasi: Ne kemi qenë shumë fëmijë dhe kemi vuajtur shumë në atë sistem. Kam mbaruar shkollën e mesme teknike, lexoja shumë libra i merrja me firmë dhe i ktheja se nuk kishim lekë. Por kur nisa të punoj fillova t’i blija vetë, kështu që krijova një bibliotekë me më shumë se 2000 libra. Janë ushqimi im i përditshëm nga ora 10-10 e gjysmë në mbrëmje unë lexoj. Duke lexuar njoh botën e brendshme të njerëzve.

Ardit Gjebrea: Kam dëgjuar që së fundmi keni njohur dhe një shpirt të ri.

Anastasi: Po, para një viti mua më ka ikur nga jeta bashkëshortja ime. Jetuam 47 vite bashkë, bëmë 5 fëmijë dhe i kemi të rritur. E vogla është inxhiniere ndërtimi në Athinë dhe djemtë e tjerë punojnë me panele diellore. Janë të gjithë andej dhe unë jam vetëm këtej. Tani që iku gruaja mu shuajt dhe shpresa e fundit, nuk munda ta bëj përvjetorin e 48-të të martesës. Mu prenë shpresat, por nuk humbi besimi,  jeta vazhdon.

ADVERTISEMENT

Ardit Gjebrea: Prej një viti ti ndenje vetëm.

Anastasi: Kisha vite që jetoja vetëm sepse ajo kishte një sëmundje shumë të rëndë dhe rrinte në Athinë, por kur vinte hapte krahët para 30-40 metra para se të takoheshim bashkë. Kemi kaluar një jetë me shumë dashuri sikur ditën e parë që u martuam. Ndërkohë që u largua nga kjo jetë, unë nuk mund të jetoja më vetëm sepse është pak e vështirë në këtë moshë për shumë arsye dhe u njoha me një nëpërmjet Klanit. Qe një iniciativë e madhe e Aldos.

Ardit Gjebrea: Në mëngjes, e Aldo Morning Show.

Anastasi: Po, pastaj patëm një bisedë private, vura re ishte shumë e thellë, e çiltër, shumë e pastër dhe thashë se gjeta shpirtin binjak. Unë them që dashuria është shumëdimensionale, nuk ka moshë, sa më shumë dashuri rrezaton do presësh edhe më shumë. Por kjo është edhe për vajzën edhe për djalin edhe për gruan, por fatkeqësisht në vendin tonë, do porosisja gjithë rininë t’i vlerësojnë gratë sepse është baza e shoqërisë.

Ardit Gjebrea: Ndërkohë që ishe në Greqi dhe shikoje çifte të moshës tënde që gjenin njëri-tjetrin, çfarë thoje?

Anastasi: Më ka bërë shumë përshtypje, por jam shprehur gabim në një rast të vetëm . Kisha një shok, quanin Panajot, ishte arvanitas dhe nuk pranonte që të flisnin greqisht me të. Pashë një çift që i vareshin asaj plakës çorapet mbi 80, po kështu një çikë më i madh ishte dhe një plak dhe u bë një ceremoni ku shkëmbeheshin kurorat dhe i them Panajotit, po këta çfarë bëjnë kështu, në këtë moshë martohen njerëzit? Anastas më tha, ky e ka vajzën në Australi, kësaj i ka ikur në Kanada, kështu që nuk i kanë fëmijët. Kanë vite që jetojnë vetëm, jeta vazhdon, u njohën dhe e duan njëri-tjetrin. Të lutem mos e thuaj më këtë. Nuk e dija që kjo gjë do më ndodhte dhe mua pas shumë vitesh.

Source: TV KLAN
Previous Post

80-vjeçarja takon Eni Çobanin dhe me lot në sy tregon dhunën që po përjeton nga vajza dhe dhëndri

Next Post

Si po e përdor mafia italiane TikTokun për të rekrutuar të rinjtë napoletanë

TË NGJASHME

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq
TELEVIZION

Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq

Pas javësh pikëpyetjesh për sezonin e ri, tashmë është zyrtare: Ylli Rakipi rikthehet në ekran me “Të Paekspozuarit”, këtë herë...

by IMA Redaksia
Tet 4, 2026
Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri
TELEVIZION

Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri

Luiz Ejlli rikthehet sonte në ekran me formatin e tij të ri “Live me Luizin”, ndërsa Sara Hoxha zbulon se...

by IMA Redaksia
Tet 2, 2026
IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time
Prime Time

IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time

Java 21–27 shtator sjell ndryshimin më të fortë deri tani në IMA Prime Time Index. “Opinion” ngjitet në vendin e...

by IMA Redaksia
Tet 1, 2026
Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari
TELEVIZION

Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari

Një nga formatet më jetëgjata dhe më të identifikueshme të televizionit shqiptar ndryshon sërish ekran. “Zonë e Lirë” me Arjan...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Next Post
Si po e përdor mafia italiane TikTokun për të rekrutuar të rinjtë napoletanë

Si po e përdor mafia italiane TikTokun për të rekrutuar të rinjtë napoletanë

Yjet e famshme mbi 40 vjeçe që ende mund të “vjedhin” zemrat e çdo burri…

Yjet e famshme mbi 40 vjeçe që ende mund të “vjedhin” zemrat e çdo burri…

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA