Ditët e fundit në media rozë, u përfol se këtë fundvit, Festivalin e RTSH-së do ta organizojë Ardit Gjebrea. Pas më shumë se 20 vitesh producent i festivalit “Kënga Magjike”, u tha se Arditit i ishte besuar ky produksion. Madje, u përfol edhe se ishin zgjedhur edhe prezantueset, të dyja shumë të dashura për publikun, Bora Zemani de Jonida Maliqi, të dyja shumë të dashura për publikun, Bora Zemani de Jonida Maliqi.
Por, asnjëri prej të treve nuk kishte reaguar lidhur me këtë… deri sot. Arditi ka reaguar për herë të parë, duke hedhur poshtë aludimet.
“Thanë që do organizoj Festivalin e Këngës? JO!”, shkruan Arditi në një Instastory, duke shtuar se aktualisht ka një tjetër prioritet.
“Prioriteti im i kësaj kohe është vetëm kujdesi për pjesëmarrjen e Anna Gjebrea në Junior Eurovision”, shton ai.
Këtë vit, vajza e tij do të përfqësojë Shqipërinë në këtë festival dhe ka publikuar edhe klipin e këngës që titullohet “Stand by you”.