Pas suksesit të jashtëzakonshëm të Squid Game në Netflix, shumë agjenci të Hollivudit kanë shprehur dëshirën për të nënshkruanin kontratë me kastin dhe krijuesin e serialit.
Në fakt, shumica e agjencive synojnë të ofrojnë një kontratë fitimprurëse si për Hwang Dong-hyuk , krijuesin e shfaqjes, ashtu edhe për anëtarët e kastit, shumica e të cilëve nuk kanë fare një përfaqësues në Hollywood.
Hwang kohët e fundit u takua me CAA (i cili së shpejti do t’i bashkohet ICM), WME dhe UTA, por nuk ka vendosur ende se me kë të nënshkruajë. Ai do të vazhdojë të takojë dhe disa agjensi të tjera prodhimi.
Përpara sezonit të dytë të serialit, Hwang ka të ngjarë të nënshkruajë gjithashtu një kontratë tjetër ndërkombëtare, duke pasur parasysh fitimin e madh që Squid Game i solli Netflix. Sezoni 1 u realizua me një buxhet modest prej rreth 2.4 milion dollarë për episod (21.4 milion dollarë në total), ndërsa gjeneroi të ardhura prej rreth 900 milion dollarë.
Në Squid Game, 456 garues konkurrojnë kundër njëri-tjetrit në lojëra vdekjeprurëse me qëllim të përpiqen të mbijetojnë duke fituar lojën dhe për të marrë çmimin prej 45,6 miliardë dollarë. Gjatë nëntë episodeve shfaqen historitë e personazheve të shumtë midis konkurrentëve.







