IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

“Grepi i Artë” vjen në skenën e Teatrit, Herion Mustafaraj tregon detaje nga komedia e Bashkim Hoxhës

“Grepi i Artë” po përgatitet shfaqet për publikun e Tiranës në datat 27-28-29-30 Nëntor dhe 3-4-5 Dhjetor në Sallën e Liceut Artistik “Tonin Harapi”.

by IMA Redaksia
2021/11/23
in Uncategorized
Reading Time: 5 mins read
A A
“Grepi i Artë” vjen në skenën e Teatrit, Herion Mustafaraj tregon detaje nga komedia e Bashkim Hoxhës

Shkrimtari i mirënjohur Bashkim Hoxha në bashkëpunim me regjisorin Herion Mustafaraj sjellin këtë fundvit në skenat e Teatrove një komedi bashkëkohore të titulluar “ Grepi i Artë”

ADVERTISEMENT

“Grepi i Artë” po përgatitet shfaqet për publikun e Tiranës në datat 27-28-29-30 Nëntor dhe 3-4-5 Dhjetor në Sallën e Liceut Artistik “Tonin Harapi”.

Me pas në qytetin e Durrësit në Teatrin “Aleksander Moisiu” në datat 16-18-19 Dhjetor e keshtu me rradhe ne teatrot e qyteteve si Shkodra, Elbasani, Fieri, Vlora, Korca e madje pertej kufijve Shqiptar vitin e ardhshem.

Bashkim Hoxha njihet për humorin e tij fin të shenjëstruar ndaj fenomeneve shoqërore të realitetit shqiptar trajton në këtë komedi një temë aktuale e mjaft shpirtërore. Nëpërmjet karakterit mjaft të spikatur të një dedektivi privat, një politikani e gruas së tij, një këngëtareje e të dashurin e saj dhe një parukiere spiune, ai prek temën e mardhënieve sociale e familjare duke goditur dhe korrupsionin në ndërgjegjen e këtyre karaktereve që bien preh e një rrjete merimange të pashmangshme shoqërore.

Këtë temë të rëndësishme komedia e trajton përmes historisë njerëzore të ngatërresave, situatave komike, përmes figurave të spikatura, vizatuar me mjeshtëri dhe dialogut që dallohet për humor koherent e nga ku pa kuptuar del nje mesazhi i madh: “ Nuk ka rëndësi kush je e nga vjen, në një moment të jetës ti kërkon dashurinë e një njeriu tjetër ta kesh pranë”

Inskenimi i kësaj komedie do të jetë një sfidë ndaj veseve të shoqërisë sonë që hasim rëndomt në jeten e përditshme. Problematika e personazhet e saj, intepretimi realist i aktorëve, i ndërthurur me grotesken teatrale, do ta bëjnë atë të komunikueshme me publikun, duke sjell me këtë projekt një komedi popullore.

Një vend të rëndësisëm në këte shfaqje zëne numrat muzikor .

Me regjinë e Herion Mustafarait që interpreton dhe vete në këtë komedi dhe një grupi aktorësh të përzgjedhur si, Marjana Kondi, Natasha Sela, Genc Lleshi, Orena Bici, Kevin Rrapaj, kjo komedi do të pasurojë jetën artistike në kryeqytet dhe do të sjelli një kontribut të rëndësishhmë edhe në repertorin e dramturgjisë shqiptare.

Le të njihemi me disa disa detaje të tjera të kësaj komedia me  Regjisorit dhe Aktorin Herion Mustafarai:

ADVERTISEMENT

 

  1. Herion si lindi bashkëpunimi me autorin Bashkim Hoxha?

 

  • Me Bashkim u njoha vite më parë kur drejtonte Teatrin “Aleksandër Moisiu” Durrës. Unë në atë kohë shëtisja nëpër Shqipëri shfaqjen “Sex-therapy në Kryeqytet” , një komedi muzikore e shkruajtur nga unë. Z. Hoxha me ndihmoj me shumë dashamirësi ta prezantoja këtë shfaqje para publikut të Durrësit dhe u kujdes të ishte një sukses. Jam një ndjekës i rregullt i veprave të tij letrare dhe intrigohem nga fakti që ai e njeh kaq mirë realitetin shqiptar e gjithmonë vjen me gjetje aq të veçanta e plot humor. Dua të kujtoj komedinë e tij “Tag” që pati aq sukses në venie të ndryshme skenike si brenda dhe jashtë vendit duke nisur me Teatrin Kombëtar.  Z. Bashkim pasi me njohu me komedinë “Grepi i Artë” nëpërmjet sugjerimit të mikut tonë të përbashkët aktorit Ervin Doko, ma besoi mua e regjinë skenike. Shpresoj që me punën time të shpërblej këtë besim të tij, përkrahjen institucionale të Bashkisë Tiranë, si dhe me sponsorat si “Buy to America” e mjaft biznese të tjera që përkrahin artin e nuk kursehen të ndihmojnë me ate çka munden, që publiku të argetohet në këto festa fundviti.

 

  1. Kësaj rradhe vjen dhe si regjisor dhe si aktorë në shfaqe, çfarë sfidash kanë këto dy kostume njëherësh.
  • Kjo nuk është hera e parë për mua që angazhohem në 2-3 detyra brenda Sekreti i vetëm është bashkpunimi me artistë dhe ekip që besojnë në projekt dhe vlerësojnë mjeshtrinë e gjithsecilit duke kontribuar me shpirt që shfaqja të jetë një sukses. Puna e sinqertë dhe e ndershme, mundimi, përpjekjet dhe sakrificat janë e vetmja gjë që nuk e humbin kurrë vlerën. Besoj që sa me i angazhuar të jesh në një projekt, aq me solid projekti vjen pasi merr çdo gjë një ngjyrë të përbashkët e sjell një stil unik.

 

  1. Si u përzgjodhen aktorët, shohim që është një miks i disa brezave, ka qënë e qëllimshme kjo nga ana jote?

 

  • Një nga vlerat e kësaj komedie është përballja e brezave, mentaliteteve të tyre dhe forca e bashkjetesës me brezat. Për këtë arsye mendova që duhet të kemi 2 breza aktorësh. Brezi i vjetër i karaktereve, portretizohet nga unë, Marjana Kondi dhe Natasha Sela e loja jonë është me groteske sesa ajo e brezit të ri që portretizohen nga Genc Lleshi, Orena Bici dhe Kevin Edhe pse këta të fundit janë aktor të njohur humori ne spektaklet televizive, spektatori do shohi një vertetësi karakteresh tek ata. Ata luajnë dramën e tyre, pra mendoj që kjo qasje do jetë një risi si për ta dhe për spektatorin.

 

  1. Në pjesët e tua nuk mungon dhe elementi i muzikës a ka performanca muzikore pjesa?
  • Pa dyshim. Unë jam një fanatik i elementit muzikor në një shfaqje teatrale, aq më teper kur muzika është e domosdoshme pasi një nga karakteret e shfaqjes është Meri – Kengetarja. Emocioni dhe rritmi që sjellin numrat muzikorë të ndërtuar nga tekniku i zërit Julian Melani si dhe performancat muzikore do e bëjnë shfaqjen të ketë një ngjyrë të një Show ku nuk do mungoj dhe kërcimi midis personazheve sipas karaktereve që kanë dhe kënga që do i shoqëroj. Larmia skenike pasurohet nga skenografia konvencionale moderne e Robin Tartarit, si dhe nga kostumet të stilizuara nga Zajmira Dua të falenderoj Endrin Hajdinin që më asiston në aspektin teknik dhe aktorial kur nevojitet. Për tu vlerësuar është puna e producentes Elkjana Gjipali që me pasionin dhe profesionalizmin e saj bëri të mundur kapërcimin e disa vështirësive të kësaj shfaqe për të shkuar tek publiku.
  1. Pse duhet ta shikojne shfaqen Grepi i Arte?
  • Janë njëmijë arsye. Po përmend tre më të thjeshtat. Argëtim, mesazh, magji skenike.Ju falenderoj për intervistën e dua të theksoj se për arsye të masave kundër Covid-19, pjesëmarrja në sallë do jetë e limituar e me e shumta do behet nëpërmjet rezervimeve .Pra, rezervoni bileten tuaj , përdorni maska dhe përkrahni Artin .
Previous Post

Regjisori i “Peaky Blinders” zbulon se kur do të publikohet sezoni i fundit

Next Post

U rikthye në “Për’puthen” për të, Alvisa bën deklaratën e fortë për Bashkimin

TË NGJASHME

Nga kujtimet e fëmijërisë në 4K/ “Mimoza Llastica” rikthehet pas 53 vitesh
Kinema

Nga kujtimet e fëmijërisë në 4K/ “Mimoza Llastica” rikthehet pas 53 vitesh

Një nga filmat më të dashur të kinemasë shqiptare rikthehet në ekran me një jetë të re. “Mimoza Llastica”, filmi...

by IMA Redaksia
Sht 28, 2026
Çfarë të shihni në streaming këtë shtator? 10 premierat që ia vlejnë në Netflix, HBO Max dhe Prime Video
Uncategorized

Çfarë të shihni në streaming këtë shtator? 10 premierat që ia vlejnë në Netflix, HBO Max dhe Prime Video

Shtatori sjell një valë të re premierash në platformat streaming. Nga rikthimi i The Gentlemen dhe kapitulli i ri i...

by IMA Redaksia
Sht 17, 2026
Victoria Beckham rikthehet në krye të listave pas 25 vjetësh, këngën e saj e vitit 2001 në vend të parë të shitjeve në Britani
MUZIKË

Victoria Beckham rikthehet në krye të listave pas 25 vjetësh, këngën e saj e vitit 2001 në vend të parë të shitjeve në Britani

Kënga solo e Victoria Beckham, “Not Such an Innocent Girl”, e publikuar për herë të parë në vitin 2001, është...

by IMA Redaksia
Jan 24, 2026
UNI Debate – Kur fjala bëhet mjet ndikimi dhe mendimi kritik merr hapësirë
Uncategorized

UNI Debate – Kur fjala bëhet mjet ndikimi dhe mendimi kritik merr hapësirë

Tiranë, 19 qershor 2025 – Për herë të parë në Shqipëri, studentë nga 12 universitete publike dhe jopublike u përfshinë...

by IMA Redaksia
Kor 23, 2025
Shqiperi – Serbi, a do të përsëritet Beogradi? 1300 Euro Bileta në tregun e zi! | Me Denadën
Uncategorized

Shqiperi – Serbi, a do të përsëritet Beogradi? 1300 Euro Bileta në tregun e zi! | Me Denadën

https://www.youtube.com/watch?v=VJ-9c3aNxE0

by IMA Redaksia
Qer 6, 2025
Zbulohet arsyeja e  transformimit të Eneda Tarifës! Ja pse ndryshoi look në prerjen e flokëve!
Uncategorized

Zbulohet arsyeja e  transformimit të Eneda Tarifës! Ja pse ndryshoi look në prerjen e flokëve!

Pas shumë spekulimesh dhe diskutimesh rreth transformimit të saj të papritur, më në fund është zbuluar arsyeja pse këngëtarja Eneda...

by IMA Redaksia
Tet 20, 2024
Next Post
U rikthye në “Për’puthen” për të, Alvisa bën deklaratën e fortë për Bashkimin

U rikthye në “Për’puthen” për të, Alvisa bën deklaratën e fortë për Bashkimin

Njihuni me modelin që do i bashkohet Big Brother VIP

Njihuni me modelin që do i bashkohet Big Brother VIP

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA