Olti Curri prej disa javësh ka munguar në “Përputhen”. Opinionistin nuk e shohim më të dielave në ekran dhe ndjekësit e formatit nuk e kanë pritur fort mirë këtë.
Në postimin e fundit, Curri ka ndarë disa prej pyetjeve të shumta të ndjekësve, të cilët i kanë drejtuar të njejtën pyetje: “Pse nuk je më pjesë e ‘Përputhen’?” Olti, nga ana tjetër, ka shkruar: “Çfarë të bëj, të iki sot apo jo?” E ndonëse përgjigja e fansave është: “Po!”, nuk dihet ende se ç’do të ndodhë këtë të diel.
A do ulet përsëri Curri në karrigen e opinionistit? A do të shohim komente pikante këtë puntatë të “Përputhen”? Pak orë na ndajnë nga përgjigja…








