IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

A duhet mbajtur më maska pasi bën vaksinën anti-Covid?

by IMA Redaksia
2021/03/11
in Uncategorized
Reading Time: 4 mins read
A A
A duhet mbajtur më maska pasi bën vaksinën anti-Covid?

Autoritetet shëndetësore duan që njerëzit të mbajnë maska dhe distancimin social, edhe pasi të marrin vaksinën anti-Covid, shkruan “Panorama”.

ADVERTISEMENT

Kjo mund të duket kundër-intuitive. Tek e fundit, a nuk është i mbrojtur nga koronavirusi ai që është vaksinuar kundër tij?

Përgjigja është e komplikuar.
Pjesa dërrmuese e atyre që vaksinohen do të mbrohen nga Covid-19, sëmundja e shkaktuar nga virusi SARS-CoV-2. Gjithsesi të vaksinuarit mund të jenë ende në gjendje që ta transmetojnë virusin, edhe pse nuk shfaqin ndonjë simptomë, transmeton lajmi.net.
“Ne e dimë tani se vaksinat mund të na mbrojnë. Por nuk kemi pasur kohë të mjaftueshme për të kuptuar nëse ato na mbron ajo apo jo nga përhapja virusit?”-thotë Averi August, profesor i imunologjisë në Universitetin Kornell.

Kjo sepse virusi SARS-CoV-2 mund të kolonizojë ende traktin tonë respirator, edhe pse qelizat imunitare sistemike e mbrojnë trupin në përgjithësi nga sëmundja që shkakton Covid-19. Ja se si funksionon procesi.

ADVERTISEMENT

Vaksina kundër koronavirusit injektohet thellë në ind. Kjo bën që në trupat tanë të formojnë antitrupa, për të luftuar në mënyrë sistematike këtë virus.

Disa nga antitrupat e formuara qarkullojnë në pjesë të tjera të trupit, dhe na mbrojnë nga format e rënda të sëmundjes. Zakonisht koronavirusi hyn në trup përmes zgavrave tona të hundës.

Shkencëtarët ende janë duke studiuar nëse trupi ynë prodhon sasinë e duhur të antitrupave në hundë, për të parandaluar përhapjen e virusit nga aty.
Ndërkohë, virusi do të përpiqet që të shumohet në pjesë të tjera të trupit, si për shembull tek sistemi ynë i frymëmarrjes. Antitrupat sistemikë kanë gjasa që ta vrasin virusin.

Kjo do të thotë që një person i vaksinuar, nuk do të zhvillojë ndoshta ndonjë simptomë, edhe nëse virusi shumohet në hundën tonë. Por njerëzit e vaksinuar mund të bartin ende mjaftueshëm virus në hundë për të infektuar të tjerët.

Pra, nëse një person i vaksinuar merr frymë apo teshtin, ai ende ka predispozitë që të mund të infektojë dikë tjetër, edhe nëse ndihet mirë vetë. Kjo do të thotë që njerëzit e vaksinuar, duhet të mbajnë ende maska ​​dhe të ruajnë distancimin social, edhe nëse rreziku i tyre individual është shumë më i ulët.

Prandaj, ekspertët rekomandojnë mbajtjen e maskës për të ardhmen e parashikueshme.
Tani për tani ka disa të panjohura, të cilat e bëjnë të rëndësishme mbajtjen e maskës dhe distancimin social me synim mbrojtjen e komunitetit.

Së pari, shkencëtarët ende nuk e dinë sesi vaksinat anti Covid-19 mund të na mbrojnë kundër transmetimit asimptomatik të SARS-CoV-2.

Ka shenja premtuese, por studimi në këtë aspekt mbetet i paplotë. Ndërkohë, studiuesit nuk e dinë se për sa kohë vaksinat kundër Covid-19 mund t’i mbrojnë njerëzit nga virusi.

Ndërkaq, shkencëtarët do të shohin nga afër se si ndryshimet evolucionare tek virusi apo variantet e tij, ndikojnë mbi efektivitetin e vaksinave. Studiuesit kanë zbuluar tashmë se efikasiteti i vaksinës Johnson & Johnson ishte më i vogël në Afrikën e Jugut, ku është i pranishëm varianti B1351.

Gjithsesi, faktori më i rëndësishëm mund të jetë shkalla e pranimit të vaksinës nga të rriturit. Fëmijët janë në gjendje që ta përhapin sëmundjen, por ata nuk kanë të drejtë të vaksinohen.

Disa njerëz mund të kenë një imunitet shumë të dëmtuar për ta marrë atë; dhe të tjerët mund të përballen me pengesa burokratike për t`u vaksinuar.

Ndaj, mbajtja e maskave dhe distancimi social duhet të shihet si një vazhdimësi e strategjive të zbutjes së rrezikut.
Kjo ndërsa shkencëtarët vazhdojnë të kryejnë kërkime, gjithnjë e më shumë njerëz po vaksinohen, ndërsa zbehet përhapja e Covid-19.

Për shembull, ndërsa vaksinat vazhdojnë që të shpërndahen, tubimet e vogla të njerëzve të vaksinuar do të bëhen më të zakonshme. Dhe të njëjtët njerëz atëherë duhet të jenë të ndërgjegjësuar për nevojën e distancimit social dhe mbajtjen e maskave në publik, pasi potencialisht ata mund t’ia transmetojnë sëmundjen komunitetit të gjerë.

Shpresa është që ndërkohë që gjithnjë e më shumë njerëz po vaksinohet, shumë më pak njerëz të mund të preken nga forma të rënda të Covid-19, duke çuar në uljen e presionit mbi sistemin shëndetësor.“Shpresojmë që të vaksinojmë shumicën e popullsisë.

Vetëm atëherë mund të fillojmë të flasim për kthimin drejt normalitetit”- thotë dr.Brus Y Li, profesor i politikës shëndetësore në Shkollën e Shëndetit Publik të Universitetit të Nju Jorkut.

Pra, kur do t’i kemi këto përgjigje?Studimet mbi masën që na mbrojnë vaksinat nga transmetimi janë duke vazhduar. Të dhënat e para janë premtuese, por nuk janë ende të plota. Nuk ka gjasa që vaksinat të na sigurojnë mbrojtje të plotë “sterilizuese”.

Vetëm një pjesë e vogël e vaksinave, janë në gjendje që të garantojnë një lloj mbrojtjeje të tillë, si për shembull vaksina e lisë.

Gjithsesi, nëse një vaksinë e zvogëlon ndjeshëm transmetimin e virusit, ky do të ishte një lajm shumë i mirë për aftësinë e botës për të frenuar virusin dhe për t’i dhënë fund pandemisë.

Source: Lajmi.Net
Previous Post

Ky është njeriu me më shumë tatuazhe, numëron 86 të tilla në trup

Next Post

Disney+ tejkalon shifrën e 100 milion abonentëve. I afrohet Netlix dhe Amazon

TË NGJASHME

Nga kujtimet e fëmijërisë në 4K/ “Mimoza Llastica” rikthehet pas 53 vitesh
Kinema

Nga kujtimet e fëmijërisë në 4K/ “Mimoza Llastica” rikthehet pas 53 vitesh

Një nga filmat më të dashur të kinemasë shqiptare rikthehet në ekran me një jetë të re. “Mimoza Llastica”, filmi...

by IMA Redaksia
Sht 28, 2026
Çfarë të shihni në streaming këtë shtator? 10 premierat që ia vlejnë në Netflix, HBO Max dhe Prime Video
Uncategorized

Çfarë të shihni në streaming këtë shtator? 10 premierat që ia vlejnë në Netflix, HBO Max dhe Prime Video

Shtatori sjell një valë të re premierash në platformat streaming. Nga rikthimi i The Gentlemen dhe kapitulli i ri i...

by IMA Redaksia
Sht 17, 2026
Victoria Beckham rikthehet në krye të listave pas 25 vjetësh, këngën e saj e vitit 2001 në vend të parë të shitjeve në Britani
MUZIKË

Victoria Beckham rikthehet në krye të listave pas 25 vjetësh, këngën e saj e vitit 2001 në vend të parë të shitjeve në Britani

Kënga solo e Victoria Beckham, “Not Such an Innocent Girl”, e publikuar për herë të parë në vitin 2001, është...

by IMA Redaksia
Jan 24, 2026
UNI Debate – Kur fjala bëhet mjet ndikimi dhe mendimi kritik merr hapësirë
Uncategorized

UNI Debate – Kur fjala bëhet mjet ndikimi dhe mendimi kritik merr hapësirë

Tiranë, 19 qershor 2025 – Për herë të parë në Shqipëri, studentë nga 12 universitete publike dhe jopublike u përfshinë...

by IMA Redaksia
Kor 23, 2025
Shqiperi – Serbi, a do të përsëritet Beogradi? 1300 Euro Bileta në tregun e zi! | Me Denadën
Uncategorized

Shqiperi – Serbi, a do të përsëritet Beogradi? 1300 Euro Bileta në tregun e zi! | Me Denadën

https://www.youtube.com/watch?v=VJ-9c3aNxE0

by IMA Redaksia
Qer 6, 2025
Zbulohet arsyeja e  transformimit të Eneda Tarifës! Ja pse ndryshoi look në prerjen e flokëve!
Uncategorized

Zbulohet arsyeja e  transformimit të Eneda Tarifës! Ja pse ndryshoi look në prerjen e flokëve!

Pas shumë spekulimesh dhe diskutimesh rreth transformimit të saj të papritur, më në fund është zbuluar arsyeja pse këngëtarja Eneda...

by IMA Redaksia
Tet 20, 2024
Next Post
Disney+ tejkalon shifrën e 100 milion abonentëve. I afrohet Netlix dhe Amazon

Disney+ tejkalon shifrën e 100 milion abonentëve. I afrohet Netlix dhe Amazon

A Digital Media Startup Growing Up With Millennial Women

A Digital Media Startup Growing Up With Millennial Women

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA