IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

A1 Report drejt televizionit semi-gjeneralist. Programe të reja, filma artistikë dhe seriale

by Niko Lako
2015/03/15
in TELEVIZION
Reading Time: 5 mins read
A A
A1 Report drejt televizionit semi-gjeneralist. Programe të reja, filma artistikë dhe seriale

Seriali legjendar “Friends” do të trasmetohet premierë, për herë të parë në cilësinë HD në televizionin A1 Report. Duke nisur nga data 16 mars në orën 20:15 “Friends” me humorin e pazakontë dhe batutat e gjashtë personazheve legjendarë Rachel, Monica, Phoebe, Joey, Chandler dhe Ross do të zbukurojë mbrëmjet e shqiptarëve nga e hëna në të premte.

ADVERTISEMENT

Një prej serialeve me shikueshmërinë më të lartë, jo vetëm në SHBA por edhe në të gjithë botën, “Friends” do të pasurojë programacionin në televizionin A1 Report, ku duke nisur nga sot nisin katër programe të reja: “Friends”, “Kinostudio” një programa i përjavshëm kushtuar nostalgjisë së kinemasë shqiptare të para viteve’90, seriali “O sa mirë” dhe emisioni më i ri “Viral”.

Programi i parë që starton është “Konostudio” me autore gazetaren Admirina Peçi. “Kinostudio” nis sot në orën 16:19 si një maratonë e përjavshme takimesh me filmin shqiptar. Filmi “Dy herë mat”, do të jetë i pari në serinë e mbi 40 filmave të zgjedhur, ku regjisori, skenaristi dhe aktori Bujar Kapexhiu do të zbulojë shumë të panjohura nga krijimi i këtij filmi plot humor dhe menjëherë pas intervistës së tij do të vijohet me transmetimin e filmit artistik.

Drejtori i televizionit A1 Report Ilir Babaramo thotë se me këto programe të reja nuk ndryshon profili i A1 Report, i cili mbetet një televizion kryesisht i përqendruar në lajme, por thjeshtë varion programacioni, për të plotësuar kërkesat e shumta që vijnë nga një publik i gjerë, i cili kur nuk ka lajme të fundit kërkon edhe programe zbavitëse.

“Shumë vetë mund të shtrojnë pyetjen se perse një televizion i dedikuar 24 orë lajmeve transmeton seriale televizive, filma shqiptar, etj. Pergjigjja është  e thjeshtë: Sepse A1 Report, është ndryshe nga të tjerët!”, thotë drejtori i programacionit në A1 Report Arianit Filopati, duke theksuar se  “përveç lajmit të fundit ne i ofrojmë publikut atë që ai ka nevojë, argëtimin. A1 Report ka arritur të jetë ndër televizionet informative më të ndjekura falë shpejtësisë se lajmit, cilësisë, paanshmërisë dhe një stafi profesional që kanë themeluar mediat më të mëdha që operojnë sot në Shqipëri. Dhe tani, përveç lajmeve ne i ofrojmë shikuesit tonë edhe argëtim”.

ADVERTISEMENT

Sitcom-i “Friends”
“Friends” është një sitcom amerikan, prodhuar nga NBC gjatë periudhës 1994 -2004. Seriali Friends mori kritika pozitive, dhe shpejt u bë një ndër serialet me shikueshmëri më të lartë jo vetëm në SHBA, por në tërë botën. Seriali në fjalë u nominua për 63 çmime Emi. Ai bën fjalë për një grup shokësh, që jetojnë në Manhattan të New York City. Seriali u prodhua në studiot e Warner Bros nga David Crane dhe Marta Kauffman.

Aktorja e fashme Jennifer Aniston luan në rolin e Rachel Green, aktorja Courteney Cox Arquette interpreton rolin e Monica Geller, Lisa Kudrow interpreton  në rolin e Phoebe Buffay,  Matt LeBlanc në rolin e Joey Tribbiani, Matthew Perry në rolin e Chandler Bing dhe David Schwimmer në rolin e Ross Geller.
Në A1 Report seriali “Friends”do të  transmetohet për herë të parë në cilësinë HD duke filluar  nga data 16 Mars. “Friends” do të shfaqet premierë në këtë ekran nga e hena në të premte në orën 20:15 ndërsa do të ketë dy ritransmetime në orën 06:00 të mëngjesit dhe në orën 15:30.

“Kinostudio”
“Kinostudio” është konceptuar si një program, ku shpaloset nostalgjia e kinemasë, një hapësirë televizive, ku do kujtohen batuta të pavdekshme, kujtime dhe çaste të veçanta,  sekrete, të panjohura dhe nostalgji rreth xhirimeve të mbi 40 filmave më të bukur shqiptarë të para viteve ‘90.  Të intervistuar nga gazetarja Admirina Peçi, aktorët më të pëlqyer të këtyre filmave, regjisorë apo edhe kameramanë rrëfejnë prapaskenat e krijimit të këtyre filmave të pavdekshëm…

Rubrika e përjavshme do të nisë me këto kujtime rreth një filmi të zgjedhur dhe do të vijojë me transmetimin e filmit artistik.
Në listën e filmave të zgjedhur janë: “Dimri i fundit”, “Zëvendesi i grave”, “Mësonjëtorja”  “Dy herë mat”, “Gjeneral gramafoni”, “Përrallë nga e kaluara”, “Duaje emrin tend”, “Zonja nga qyteti”, “Tomka dhe shokët e tij”, “Edhe kështu edhe ashtu”, “Skënderbeu”, “Njeriu me top”, “Koncert në vitin ‘36”, “Kthimi ushtrisë së vdekur”, “Ballë për ballë”, “Dora e ngrohtë”, “Nëntori i dytë”, “Kohë e largët”, “Debatiku”, “Flutura në kabinën time”, “Lulëkuqet mbi mure”, “Tana”,  “Kapedani”, “Beni ecen vete”, “Taulanti kerkon nje moter”, “Liri a vdekje”, “Karnavalet”, “Pylli i lirisë”, “Toka jone”  “Kur zbardhi nje dite”, “Tela për violinë”, “Rrugë të bardha”, “Çifti i lumtur”, “Radiostacioni”, etj.

Programi “Kinostudio” me filmat më të bukur shqiptar do të transmetohet çdo të dielë në orën 16:10 dhe do të ritransmetohet po të dielën në orën 22:30.

Seriali  “O sa mirë”
Të shtunat dhe të dielat në A1 Report do të shoqërohen me të qeshurat dhe batutat e pafund të serialit “O sa mire”, një prodhim shqiptar ku janë angazhuar artistë nga gjithë trevat shqiptare,  me regji të Ilir Bokshit dhe lojën e aktorëve: Enver Petrovci, Olta Daku, Shkëlzen Veseli, Xhevdet Jashari, Jonida Vokshi, Helidon Fino, Eftiola Laçka,  Armend Ismaili, Abuela Kryeziu, Besnik Krapi, Kushtrim Qerimi, Linda Jarani, etj. Seriali është i mbushur me humor, plot të papritura, situata komike e të papërmbajtshme, që përcillen tek shikuesit përmes personazheve aq të dashur për publikun.

Transmetimi i tij në A1 Report do të jetë çdo të shtunë e të diel në orën 20:15, ndërsa ritransmetimi në orën 5:45 të mëngjesit.

“Viral”
Emisioni më i ri në “A1 Report”  i titulluar “Viral” me autor Alban Musa, një emision i perjavshëm me kohëzgjatje prej 50 minutash do të fillojë transmetimin së afërmi. Sipas autorit të këtij emisioni, Alban Musa,  “Viral” synon të bëhet zgjedhja e çdo shqiptari, i cili hap ekranin e televizorit për t’u relaksuar. Koktejli i personazheve të ftuar në studio, rubrikave informuese dhe argëtuese e bejne këtë emision të përshtatshëm për teleshikuesin i cili kërkon më shume nga ekrani.

Nuk do mungojnë personazhet e njohura të të gjitha fushave të cilët do flasin për vetën dhe jo vetëm. Viral për herë të parë në vendin tonë do të zhvillojë një konkurs për videot amatore që çdokush mund të fitojë një shumë prej 1 milion lekësh (të vjetra). Video më e klikuar në kanalin zyrtar të Viral në Youtube do të jetë fituese. Ky lloj konkursi heq çdo hije manipulimi të fituesit sepse klikimet ne Youtube nuk trukohen. Siç pohon Musa, “ne synojmë që në një kohë të shkurtër të bëhemi ashtu siç kemi emrin…Viral”.

Kësisoj, këto katër  programe të reja do ti shtohen emisioneve aktuale si “5 Pyetjet nga Babaramo”, “Rreze Dielli”, “Shtypi dhe Ju”, “Tete a Tete”, “Made in Albania”, “da’SARA”, dokumentarëve “Shtegtim”, “Njerëzit” etj. Ndërsa , pritet që ekranit të A1 Report,  t’i shtohen edhe të tjera produksione në të ardhmen e afërt.

“Ky është vetëm fillimi…”, thotë Arianit Filopati, duke nxituar të theksojë moton e këtij televizioni: “A1 Report, Televizioni i Lajmeve ndryshe nga të tjerët”.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 15 Mars 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
– See more at: http://shqiptarja.com/home/1/a1-report-me-programe-t–reja-filma-artistik–dhe-seriale-278858.html#sthash.fE8wKvGF.dpuf

Tags: A1 ReportFriendsKinostudioO Sa MireViral
Previous Post

Tù Sì Que Vales, nga 30 marsi në Vizion Plus. Kristi Popa anëtari i tretë i jurisë

Next Post

Krasta: Gazetaria shqiptare nuk është e kërcënuar nga interneti por nga vetvetja

TË NGJASHME

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq
TELEVIZION

Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq

Pas javësh pikëpyetjesh për sezonin e ri, tashmë është zyrtare: Ylli Rakipi rikthehet në ekran me “Të Paekspozuarit”, këtë herë...

by IMA Redaksia
Tet 4, 2026
Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri
TELEVIZION

Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri

Luiz Ejlli rikthehet sonte në ekran me formatin e tij të ri “Live me Luizin”, ndërsa Sara Hoxha zbulon se...

by IMA Redaksia
Tet 2, 2026
IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time
Prime Time

IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time

Java 21–27 shtator sjell ndryshimin më të fortë deri tani në IMA Prime Time Index. “Opinion” ngjitet në vendin e...

by IMA Redaksia
Tet 1, 2026
Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari
TELEVIZION

Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari

Një nga formatet më jetëgjata dhe më të identifikueshme të televizionit shqiptar ndryshon sërish ekran. “Zonë e Lirë” me Arjan...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Next Post
Krasta: Gazetaria shqiptare nuk është e kërcënuar nga interneti por nga vetvetja

Krasta: Gazetaria shqiptare nuk është e kërcënuar nga interneti por nga vetvetja

Hiena, filmi britanik ku luajnë disa aktorë shqiptar po mahnit publikun anglez

Hiena, filmi britanik ku luajnë disa aktorë shqiptar po mahnit publikun anglez

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA