IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

“ABC e festave”, program special për natën e ndërrimit të viteve. Ja çfarë do të ndiqni në ABC

by IMA Redaksia
2020/12/31
in TELEVIZION
Reading Time: 2 mins read
A A
“ABC e festave”, program special për natën e ndërrimit të viteve. Ja çfarë do të ndiqni në ABC

ABC vjen me një program të pasur për teleshikuesit për gjatë mbrëmjes së 31 dhjetorit si edhe ditët e para të janarit.

ADVERTISEMENT

Krahas spektaklit me emisionet e “Soire” dhe “Bardh a Zi”, mbrëmjen e 31 si edhe në 1 dhe 2 janar, ABC do të transmetojë disa prej filmave më të ndjekur të kinemasë, koncertin live të Adele si edhe dokumentarë që kanë bërë bujë në mediat botërore.

View this post on Instagram

A post shared by ABC News Albania (@abcnewsal)

Më poshtë, programi për mbrëmjen e datës 31 dhjetor:

Ora 16:00 – 17:00
Emisioni “Abc e Pasdites”
Një program nga Ermal Peçi me të ftuar special Gjon’s Tears. Talenti shqiptar në Eurovision në një intervistë ekskluzive. Rrëfime, muzikë dhe shumë festë.

Ora 17:00 – 18:30
Edicion informativ
Informim në kohë reale. Lajmet kryesore, lidhje direkte, të ftuar në studio.

Ora 18:30 – 19:00
Emisoni sportit “Sprint”
Emision nga Gert Çarçani, i cili përmban lajmet kryesore dhe të rejat më të fundit nga bota e sportit. Ky emission mundëson informim çdo ditë në kohë reale.

Ora 19:00 – 20:00
Edicion informativ i mbrëmjes
Edicion informativ në studio me prezantuesen, lidhje direkte, të ftuar në studio.

Ora 20:00 – 21:00
Emisioni “Habitus” Best OF
Emision nga Qazim Strazimiri, ku nën kujdesin e tij një apartament transfomohet në një banesë të rehatshme, me mobilim sipas shijeve të klientëve dhe tendencave më të fundit.

ADVERTISEMENT

Ora 21:00 – 23:00
Koncert “Live Adele”
Koncert Live i këngëtares me famë botërore Adele në sallën e famshme Royal Albert Hall në Londër në vitin 2011. Zëri i saj magjepsës do na mbaj mbërthyer përpara ekranit në këto ditë festash.

Ora 23:00 – 01:00 Film
“The Greatest Showman”
“The Greatest Shoëman” është një film dramatik muzikor amerikan i vitit 2017. Duke shfaqur nëntë këngë origjinale nga Benj Pasek dhe Justin Paul, filmi u frymëzua nga historia e krijimit të Muzeut Amerikan të Barnum nga P. T. Barnum.

Ora 01:00 – 03:00
Film “King’s Speech”
“King’s Speech” është një film dramatik historik britanik, ku Colin Firth luan rolin e mbretit të ardhshëm George VI. Filmi mori shumë çmime dhe nominime, veçanërisht për interpretimin e Colin Firth. Në Çmimet e 83-të të Akademisë, “King’s Speech” mori 12 nominime për Oskar.

Ora 03:00 – 05:00
Film “Mamma Mia”
“Mamma Mia”, është një film komedi-romancë. Muzikali bazohet në këngët e grupit pop ABBA, Filmi përmban një kast të ansamblit, përfshirë Christine Baranski, Pierce Brosnan, Dominic Cooper. Filmi është një bashkëprodhim ndërkombëtar midis Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA.

Ora 05:00 – 06:00
Dokumentar
“GRATE E DIKTATORËVE” SERIA 1
Zonjat e para kanë një rol honorifik dhe mbeshtetës të burrave të tyre që janë në drejtim të shteteve. Por cili është roli që luajnë Zonjat e para në një regjim terrorri? Ky episod është ndërtuar rreth figurave të Imelda Marcos, Catherine Bokassa, Michele Duvalier, Bobi Mobutu dhe Leila Ben Ali.

Ora 06:00 – 07 :00
Dokumentar
“GRATE E DIKTATOREVE”, SERIA 2
“Gratë e mallkuara” në qëndër të kësaj serie janë figurat e Madina Amin Dada, Ugandë; Jovanka Broz, Znj.Tito, Jugosllavi; Marisabel Rodriguez Chavez, Venezuela; Nancy Doe, Liberi. Fati i këtyre ish-zonjave të para nuk ka qenë shumë i mirë pasi bashkëshortët e tyre u rrëzuan nga pushtetetet. Ato perfunduan duke u refuzuar nga të tjerët.

Tags: abcima ne feste 2021
Previous Post

Lule të Vetmuara – 01.01.2021 | Serkan diagnostikohet me një sëmundje të rëndë

Next Post

Mjekët, heronjtë e 2020/ Fituesit e sondazhit të Top Channel për personazhin e vitit

TË NGJASHME

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq
TELEVIZION

Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq

Pas javësh pikëpyetjesh për sezonin e ri, tashmë është zyrtare: Ylli Rakipi rikthehet në ekran me “Të Paekspozuarit”, këtë herë...

by IMA Redaksia
Tet 4, 2026
Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri
TELEVIZION

Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri

Luiz Ejlli rikthehet sonte në ekran me formatin e tij të ri “Live me Luizin”, ndërsa Sara Hoxha zbulon se...

by IMA Redaksia
Tet 2, 2026
IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time
Prime Time

IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time

Java 21–27 shtator sjell ndryshimin më të fortë deri tani në IMA Prime Time Index. “Opinion” ngjitet në vendin e...

by IMA Redaksia
Tet 1, 2026
Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari
TELEVIZION

Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari

Një nga formatet më jetëgjata dhe më të identifikueshme të televizionit shqiptar ndryshon sërish ekran. “Zonë e Lirë” me Arjan...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Next Post
Mjekët, heronjtë e 2020/ Fituesit e sondazhit të Top Channel për personazhin e vitit

Mjekët, heronjtë e 2020/ Fituesit e sondazhit të Top Channel për personazhin e vitit

SONDAZH | Cilin program vendosët të ndiqni mbrëmjen e Vitit të Ri? VOTO Tani!

SONDAZH | Cilin program vendosët të ndiqni mbrëmjen e Vitit të Ri? VOTO Tani!

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA