ABC luftëtari më i egër për promovim në rrjetet amerikane!

Që në javën e parë të korrikut, Kantar Media thotë se ABC i ka kushtuar më shumë rëndësi promovimit të programeve të veta, sesa të gjitha rrjetet e tjera amerikane.

Nga data 3 korrik deri më 24 shtator, koha e promovimit të ABC-s arriti 34.4 orë. CBS ishte në 17.8 orë, pasuar nga NBC në 14.3 orë dhe Fox me 7.6 orë. Këto rezultate përjashtojnë programet sportive, të cilat e tregojnë ABC pothuajse dyfishin në krahasim me mediat e tjera.

Për sezonin televiziv 2016-2017, ABC ishte në vendin e tretë midis të gjithë shikuesve të Nielse, me 6.2 milionë.

ABC ka transmetuar numrin më të madh të spoteve për të gjitha programet “Prime Time”, ne numërr 4,779 spote, pasuar nga CBS në 4,255, NBC me 2,948 dhe Fox ne 1,459.

Katër rrjetet e mëdha amerikane transmetuan më shumë se 13,400 reklama, që arrinin afro 75 orë kohë reklamimi, për të promovuar transmetimet e premierat e serialeve dhe programev në slotin më konkurues, atë “prime time”./IMA/

REKLAMA
loading...

KOMENTO

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.