Megjithatë së fundmi vetë moderatori ka zbuluar se së shpejti do e shohim me një projekt të ri.
Këtë sezon televiziv, në ekran mungon një nga moderatorët më të dashur për publikun, Adi Krasta. Pas largimit nga “E Diell”, Krasta nuk u pa në ndonjë emision a program tjetër televiziv.
Krasta ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook intervistën që i ka bërë shkrimtares Elvira Dones dhe shkruan se me të do të nisë një projekt.”Në pritje të një projeti të ri të përbashkët, Elvira Dones për veten dhe letërsinë”, shkruan Krasta.
Moderatori nuk ka dhënë më shumë detaje prandaj pritet mepadurim cili do të jetë ky projekt që do e rikthejë në ekran.