Të premten 1 maj Agon Channel Italia, kanali televiziv gjeneralist i themeluar nga sipërmarrësi Francesco Becchetti (kanali DTT 33), feston 6 muajt e parë të transmetimit. Me këtë rast në orën 22,15, drejtuesit e kanalit kanë rezervuar për teleshikuesit një intervistë ekskluzive që Nicole Kidman ka dhënë për prezantuesen Simona Ventura.
Fituesja e çmimit Oskar, e ftuar nderi në natën e inagurimit të kanalit, është rrefyer në një intervistë të gjatë me Simona Ventura-n ku ka treguar për fëmijërinë e saj, karrierën e gjatë kinematografike dhe momentet më të rëndësishme të jetës së saj si grua dhe nënë. Aktorja amerikane ka pranuar se jeta i ka dhënë më shumë se mund të kishte imagjinuar dhe se ka kurorëzuar ëndrrën e dashurisë me bashkëshortin aktual, muzikantin country Keith Urban. Këto dhe shumë detaje të tjera të pa zbuluara ndonjëherë rreth jetës së Nicole Kidman të premten në Agon Channel Italia.