IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

AKEP publikoi treguesit statistikorë për tre mujorin e dytë të 2017-ës

by IMA Redaksia
2017/10/13
in Uncategorized
Reading Time: 3 mins read
A A
AKEP publikoi treguesit statistikorë për tre mujorin e dytë të 2017-ës

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare publikoi raportin e ecurisë së shërbimeve elektronike për tre mujorin e dytë të 2017-ës ku vihet re një rritje e numrit të abonentëve të telefonisë celulare dhe rënie të telefonisë fikse.

ADVERTISEMENT

Rritjen më të madhe e shënoi numri i përdoruesve të internetit broadband nga rrjetet celulare, megjithatë periudha Prill-Qershor e 2017-ës ishte pozitive edhe për internetin broadband nga linjat fikse.

Sasia e trafikut të konsumuar në këtë periudhë ishte 10.7 milion gigabajt, një rritje me 11.2% krahasuar me tre mujorin paraardhës.

Konsumi mesatar i shërbimeve celulare ishte: 168 minuta dalëse, 37 SMS dhe 1.95GB për abonent. Të tre shërbimet patën rritje ku më i larti është përsëri internetit celular.

Telefonia e lëvizshme

ADVERTISEMENT

Numri i pajtimtarëve të shërbimeve celulare ishte 5.35 milion, një rritje me 10.9% krahasuar me një vit më parë. Sakaq numri i përdoruesve aktivë thuajse ka qëndruar i pandryshuar në 3.4 milion abonentë, ose rritje me 0.3%.

Në tre mujorin e dytë të vitit janë gjeneruar 1.7 miliard minuta dalëse, ku pati rritje të konsumit të minutave kombëtarë (jashtë rrjetit.)

Numri i thirrjeve dalëse ka rënë nga 7.3 milion minuta në 2014-ën në 1.69 milion minuta në 2017-ën, një fakt i cili përkon me trendet në rritje të përdorimit të aplikacioneve si WhatsApp, Messenger dhe Viber për të komunikuar jo vetëm me tekst por edhe me zë.

Vodafone udhëheq përsëri me 1.67 milion përdorues të shërbimeve celulare ndjekur nga Telekom Albania me 1.13 milion përdorues, ALBtelecom me 459 mijë përdorues dhe Plus Communication me 208 mijë përdorues.

Krahasuar me një vit më parë Telekom Albania shënoi rënie me 8.3% të numrit të përdoruesve dhe Vodafone me 1.2%. Rritjen më të madhe e pati operatori modest Plus me 26.2% krahasuar me një vit më parë ndjekur nga ALBtelecom me 1.8%.

Për periudhën Prill-Qershor, Vodafone kishte 947 mijë përdorues të internetit broadband celular, ndjekur nga Telekom Albania me 493 mijë, ALBtelecom me 278 mijë dhe Plus me 104 mijë.

Vlen të përmendet se Vodafone, Telekom dhe ALBtelecom ofrojnë të tre shërbime 4G+ ndërsa Plus Communication vetëm 3G standarde me shpejtësi maksimale 7.2 Mbps.

Telefonia dhe interneti fiks

Ky shërbim është ana tjetër e monedhës së telefonisë së lëvizshme. Një stazh që vijon prej vitesh, telefonia fikse nuk ka bindur dot kompanitë të cilat e ofrojnë jo më konsumatorët të cilët nuk kanë mjaftueshëm arsye për të përdorur një shërbim të tillë.

Konkretisht në tre mujorin e dytë të vitit numëroheshin 246 mijë linja fikse, një rënie me 0.6% krahasuar me tre mujorin paraardhës dhe 3.5% krahasuar me një vit më parë.

Ulja e ndjeshme e kostove të telefonisë së lëvizshme kombinuar me penetrimin e lartë të valëve celulare dhe penetrimin e ulët të linjave fikse ka qenë formula e cila nuk është adresuar ende nga ofruesit e këtij shërbimi.

Ekzistojnë afro 246 mijë linja fikse në Shqipëri ku 175 mijë i përkasin ALBtelecom, 40 mijë Tring Communication dhe 14 mijë Abcom.

Aksesi në internetin broadband nga linjat fikse është rritur ndjeshëm. Krahasuar me një vit më parë, numri i abonentëve në këtë shërbim është shtuar me 9.6% dhe 5% krahasuar me periudhën Janar-Mars 2017.

Edhe njëherë tjetër ALBtelecom dominon me 113 mijë abonentë, ndjekur nga Abcom me 52 mijëabonentë, Tring me 41 mijë abonentë dhe Abissnet me 29 mijë abonentë.

AKEP në raportin e treguesve statistikorë ofroi edhe një panoramë të përdorimit të shërbimeve të integruara Internet, Telefon dhe Televizor.

Në total numri i përdoruesve të shërbimeve të kombinuara ishte 194 mijë ku afro 78 mijë kishin një telefoni fikse dhe internet, 95 mijë telefoni fikse, internet dhe TV dhe 21 mijë vetëm internet dhe TV.

Nga vit në vit, numri i përdoruesve të shërbimeve të integruara u rrit me 11.3%. /PCWorld Albanian

Tags: AlbtelecomTelefonia e levizshmeTelekom AlbaniaTelfonia fikseVodafone Albania
Previous Post

SPOILER | Si ta quaj këtë dashuri – Arnav del në skenë, Kushit i mbeten peng fjalët e tij, ja çdo ndodhë të hënën

Next Post

“Despacito” në versionin më të bukur shqiptar, me çifteli ! | VIDEO

TË NGJASHME

Nga kujtimet e fëmijërisë në 4K/ “Mimoza Llastica” rikthehet pas 53 vitesh
Kinema

Nga kujtimet e fëmijërisë në 4K/ “Mimoza Llastica” rikthehet pas 53 vitesh

Një nga filmat më të dashur të kinemasë shqiptare rikthehet në ekran me një jetë të re. “Mimoza Llastica”, filmi...

by IMA Redaksia
Sht 28, 2026
Çfarë të shihni në streaming këtë shtator? 10 premierat që ia vlejnë në Netflix, HBO Max dhe Prime Video
Uncategorized

Çfarë të shihni në streaming këtë shtator? 10 premierat që ia vlejnë në Netflix, HBO Max dhe Prime Video

Shtatori sjell një valë të re premierash në platformat streaming. Nga rikthimi i The Gentlemen dhe kapitulli i ri i...

by IMA Redaksia
Sht 17, 2026
Victoria Beckham rikthehet në krye të listave pas 25 vjetësh, këngën e saj e vitit 2001 në vend të parë të shitjeve në Britani
MUZIKË

Victoria Beckham rikthehet në krye të listave pas 25 vjetësh, këngën e saj e vitit 2001 në vend të parë të shitjeve në Britani

Kënga solo e Victoria Beckham, “Not Such an Innocent Girl”, e publikuar për herë të parë në vitin 2001, është...

by IMA Redaksia
Jan 24, 2026
UNI Debate – Kur fjala bëhet mjet ndikimi dhe mendimi kritik merr hapësirë
Uncategorized

UNI Debate – Kur fjala bëhet mjet ndikimi dhe mendimi kritik merr hapësirë

Tiranë, 19 qershor 2025 – Për herë të parë në Shqipëri, studentë nga 12 universitete publike dhe jopublike u përfshinë...

by IMA Redaksia
Kor 23, 2025
Shqiperi – Serbi, a do të përsëritet Beogradi? 1300 Euro Bileta në tregun e zi! | Me Denadën
Uncategorized

Shqiperi – Serbi, a do të përsëritet Beogradi? 1300 Euro Bileta në tregun e zi! | Me Denadën

https://www.youtube.com/watch?v=VJ-9c3aNxE0

by IMA Redaksia
Qer 6, 2025
Zbulohet arsyeja e  transformimit të Eneda Tarifës! Ja pse ndryshoi look në prerjen e flokëve!
Uncategorized

Zbulohet arsyeja e  transformimit të Eneda Tarifës! Ja pse ndryshoi look në prerjen e flokëve!

Pas shumë spekulimesh dhe diskutimesh rreth transformimit të saj të papritur, më në fund është zbuluar arsyeja pse këngëtarja Eneda...

by IMA Redaksia
Tet 20, 2024
Next Post
“Despacito” në versionin më të bukur shqiptar, me çifteli ! | VIDEO

“Despacito” në versionin më të bukur shqiptar, me çifteli ! | VIDEO

Zgjidhet drejtoresha e re e Arkivit Qendror të Filmit

Zgjidhet drejtoresha e re e Arkivit Qendror të Filmit

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA