Në vitin 2014 Jim Parsons, Kaley Cuoco dhe Johnny Galecki nga “Big Bang Theory” kane marre një milion dollarë për episod. Megjithatë, nuk ishin më te miret. Nga Charlie Sheene i “Two and a Half Men” tek Kevin Spacey i “House of Cards”, ja cilët janë aktorët më të paguar të serialeve televiziv.
ADVERTISEMENT
Vitin e kaluar të fituar dolën Jim Parsons, Johnny Galecki dhe Kaley Cuoco të Big Bang Theory, duke arritur t’i rrëmbejnë Warner Bros TV nga 1 milion dollarë për episod. Megjithatë, nuk ishin më të paguarit. Përpara se të pushohej nga puna për karakterin e tij dhe tekave prej ylli, Charlie Sheene pëfitonte, për çdo episod të sit-com-it Two and a Half Men, shifrën astronomike prej 2 milionë dollarë.
E ndersa Sarah Jessica Parker i është dashur të kënaqet vetëm me 68.000 dollarë për çdo aventur njujorkeze në Sex and the City, sot rruga për të ecur sa më lart është bërë edhe më e vështirë se kurrë. Si për Kevin Spacey, i cili ka arritur të fitoj 700.000 dollarë për tu ulur në Studio Ovale të House of Cards, ose Sofia Vergara që, sipas Forbes, çdo vit çon në shtëpi shifrën e majme prej 36 milion dollarë, midis Modern Family dhe projekteve të shumta ku është e angazhuar. Kush tha se aktorët fitojnë “thërrime”?