Aktori i njohur turk në një lidhje me modelen me origjinë shqiptare

Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook duke klikuar këtu!

Aktori turk Burak Deniz është shumë i njohur në vendin tonë nga roli i Muratit në serialin “Dashuria nuk njeh fjalë”.

Së fundmi ai ka qenë shumë i komentuar në mediat turke për jetën e tij private.

Prej disa javësh mediat shkruanin se aktori ka nisur një histori të re dashurie me modelen Didem Soydan.

Didem është modele e njohur në Turqi dhe me origjinë shqiptare. Ajo e ka konfirmuar lajmin duke u shprehur se janë shumë të lumtur në krahët e njëri-tjetrit.

“Jemi bashkë dhe shumë të lumtur”-është shprehur modelja. Lajmin e ka konfirmuar edhe Burak i cili ka postuar një foto të tyre të përqafuar në rrjete sociale.

Burimirevistawho.com
Artikulli paraprakNënshkrimi me Covax/ Detajet: Një person do marrë dy doza, 570 mijë njerëz do marrin vaksinën në Shqipëri
Artikulli tjetërMarin Mema bëhet ambasador i ….