Gaz Paja mund të themi me siguri se është një ndër aktorët më të dashur dhe të pëlqyer në spektaklin e humorit “Portokalli”. Ai ishte i ftuar sot në emisionin “Wake Up” ku ka folur edhe për anën e tij sentimentale dhe lidhjen me të dashurën e re.
Aktori tha se ndihet shumë mirë në këtë mardhënie, dhe tregoi se vajza që i ka rrëmbyer zemrën është shumë e qetë ndryshe nga ai i cili është një tip më impulsiv. “Nuk kemi akoma as bashkëjetesë, as unazë, jemi në procesin e njohjes, mirë po shkon”.-tha Gazi. Ai u shpreh gjithashtu se është një djalë romantik dhe i dedikon asaj këngë dashurie. Edhe pse skanë marrë akoma hapa të tjerë ata ndihen mirë me njërit tjetrin. Aktori ka patur një lidhje të gjatë 6-vjeçare dhe është hera e parë që flet pas ndarjes për një dashuri të re. /Blitz.al/