Aktorja e njohur turke do të bëhet nënë për herë të parë

Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook duke klikuar këtu!

Aktorja shumë e njohur nga shqiptarët me rolet e saj në serialet “Kuzey Guney”, “Rrahje zemre”, “Dyshja fantastike”, Oyku Karayel do të bëhet nënë për herë të parë.

Mediat turke bëjnë të ditur se Oyku është 1 muaj e gjysmë shtatzënë. Lajmi e ka gëzuar pamasë aktoren dhe bashkëshortin e saj Can Bonomo.

 

Oyku dhe Can u martuan dy vite më parë me një dasmë shumë elegante dhe me të ftuar personazhe të njohur. E pyetur më parë në një intervistë se kur do të bëhet nënë, Oyku u përgjigj: “Këto gjëra kanë kohën e vetë”.

Kujtojmë që Oyku Karayel u bë e famshme në Shqipëri me rolin e “Xhemres” në serialin “Kuzey Guney”, ku luante krah aktorit Kivanç Tatlitug.

Më pas ajo pati rol kryesor në serialin “Rrahje zemre” dhe hera e fundit kur e pamë ishte në serialin “Dyshja fantastike”.

Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook duke klikuar këtu!


Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook dedikuar informacioneve rreth TELEVIZIONIT duke klikuar këtu!


Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook dedikuar SERIALEVE TURKE duke klikuar këtu!