IMA - InfoMedia Albania
Nuk ka rezultate
Shiko të gjitha Rezultatet
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
Nuk ka rezultate
Shiko të gjitha Rezultatet
IMA - InfoMedia Albania
Nuk ka rezultate
Shiko të gjitha Rezultatet
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Akuzat për fshehje të pasurisë, Vlahutin nxjerr bllof mediat shqiptare

nga IMA Redaksia
2016/08/02
në Televizion
Koha e Leximit: 4 mins read
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Një numër mediesh televizive, të shkruara dhe online kanë raportuar të hënën se kreu i delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë Romana Vlahutin, është proceduar në vendin e saj të origjinës për fshehje pasurie.

REKLAMA

Raporti i transmetuar fillimisht nga televizioni Klan dhe i ripublikuar nga një numër portalesh dhe gazetash, i referohej një dokumenti të Komisionit për Konfliktin e Interesit në Parlamentin Kroat.

“Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin, është proceduar në vendin e saj, Kroaci, për mosdeklarim të të dhënave të sakta mbi pasurinë, duke shkelur ligjin për parandalimin e konfliktit e interesit, një instrument i rëndësishëm për parandalimin e korrupsionit,” thuhej në kronikën e transmetuar nga TV Klan.

“Komisioni për Përcaktimin e Konfliktit të Interesit hapi një procedurë kundër saj, pasi Vlahutin nuk përmbushi detyrimin ligjor për të deklaruar në kohë, me saktësi dhe në mënyrë të plotë pasurinë e saj,” shtoi televizioni.

Akuzat ndaj Vlahutin kanë tërhequr dhe vëmendjen e kreut të opozitës Lulzim Basha, i cili në një konferencë për shtyp të hënën sugjeroi që kjo ishte një çështje që duhet të sqarohej nga Bashkimi Europian.

Megjithatë, një kopje e dokumentit të cilit i referohet televizioni Klan e siguruar nga BIRN, tregon që procedimi në fjalë nuk shkonte përtej një kontrolli administrativ, në përfundim të së cilit ndaj Vlahutin nuk janë ndërmarrë sanksione.

Ndërkohë që delegacioni i BE-së në Tiranë nëpërmjet një njoftimi për shtyp sqaroi se ambasadorja i kishte bërë të gjithë deklarimet e duhura sipas ligjit.

“Ambasadorja Vlahutin u largua nga pozicioni i Këshilltarit për Punët e Jashtme të Presidentit të Kroacisë më 30 shtator 2014, dhe ka dorëzuar formularin e deklarimit sipas të gjithë parametrave, përfshirë informacione mbi pagën mujore, pasuri të paluajtshme dhe kredi, si për veten e saj, ashtu edhe për anëtarët e familjes së afërt,” tha Delegacioni.

“Për më tepër, zyrtarët kroatë në kategorinë e Ambasadores Vlahutin u nënshtrohen një verifikimi sigurie të hollësishëm (sekret NATO/BE) i cili përfshin një sasi edhe më të hollësishme dhe tërësore informacioni se sa deklarimi, përfshirë të gjitha informacionet mbi transaksionet financiare dhe pasurinë,” shtoi Delegacioni.

Ramana Vlahutin ka shërbyer si ambasadore e Bashkimit Europian në Tiranë që nga tetori i viti 2014. Përpara ardhjes në Tiranë, diplomatja kroate ka shërbyer nga tetori 2012 deri në shator 2014 si këshilltare e ish presidentit Ivo Josipovic dhe e dërguara e tij në Europën Juglindore.

REKLAMA
Faksimile e vendimit të Komisionit për Konfliktin e Interesit në Parlamenn Kroat për Romana Vlahutin | Foto nga : BIRN

Faksimile e vendimit të Komisionit për Konfliktin e Interesit në Parlamenn Kroat për Romana Vlahutin | Foto nga : BIRN

Si diplomate Vlahutin ka një njohje të thellë të rajonit,  e stacionuar më parë si zëvendës ambasadore e në ambasadën Kroate në Serbi dhe në misionin e OSBE-së në Kosovë.

Përpara se të niste karrierën e saj si diplomate, Vlahutin ka punuar si analiste dhe si gazetare për radion kroate 101, si dhe në disa media ndërkombëtare si BBC dhe CNN.

Gjatë ushtrimit të detyrës së saj në Tiranë, Vlahutin ka spikatur me rolin aktiv të luajtur së bashku me ambasadorin amerikan Donald Lu për të shtyrë miratimin e ligjit të dekriminalizimit dhe paketës së ndryshimeve kushtetuese pjesë të Reformës në Drejtësi.

Megjithatë, stili i saj si diplomate por dhe kauzat për të cilat ajo ka luftuar nuk kanë gjetur miratimin e të gjithë spektrit politik shqiptar. Në mënyrë të veçantë Vlahutin është sulmuar për njëanshmëri politike nga Partia Demokratike në opozitë e udhëhequr nga Lulzim Basha dhe ish kryeministri Sali Berisha.

Në nëntor 2015 komisioni për Konfliktin e Interesit në Parlamentin Kroat filloi një hetim administrativ mbi deklaratat e pasurisë së diplomates së BE-së në Tiranë, për periudhën tetor 2012-shator 2014, duke marrë në sitë formularët e saj të deklarimit.

Në përfundim të hetimi në 13 Janar 2016, Komisioni doli me një vendim ku cilësonte një numër shkeljesh minore në mënyrën se si formulari i deklarimit që plotësohet deri në 30 ditë pas largimit nga administrata ishte plotësuar nga ish-zyrtarja kroate.

Në shkeljet administrative të listuara nga Komisioni ishte mosdeklarimi i pagës në formatin bruto apo mungesa e adresave për pasuri të paluajtshme.

“Në lidhje me zyrtaren Romana Vlahutin, Komisioni ka nxjerrë një vendim ku ka përcaktuar që ajo nuk e përmbushi detyrimin për të dorëzuar një raport të plotë mbi pasurinë brenda 30 ditëve,” tha për median kreu i Komisionit të Konfliktit të Interesit Dalija Oreskovic në janar.

“Megjithatë, sipas ligjit nuk ka sanksioneve përveç se të bësh publik ato çfarë zyrtari nuk ka plotësuar,” përfundoi ajo.

Ne deklaratën e saj për shtyp Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë shpjegon se mungesat e listuara nga Komisioni në vendimin e tij kanë ardhur si pasojë të ndryshimit të formularit të deklarimit dhe të mungesës së informacionit në lidhje me kërkesat e Komisionit nga ambasadorja Vlahutin.

Sipas Delegacionit në janar 2015, formulari i deklarimit për zyrtarët publik në Kroaci u ndryshua në një formular shumë më të detajuar në format elektronik. Për këtë arsye, Komisioni kishte dërguar një shkresë zyrtare me anë të së cilës kërkonte sqarime të mëtejshme për disa çështje, por këtë shkresë Ambasadorja Vlahutin nuk e kishte marrë, për shkak se ajo nuk ishte më banuese në Zagreb, pasi kishte lëvizur në Tiranë në tetor 2014.

“Në janar 2016, Ambasadorja Vlahutin gjeti në postën e saj një letër tjetër dhe u lidh menjëherë me Komisionin, duke kërkuar mundësinë e plotësimit të pjesëve të reja të formularit,” Delegacioni shpjegoi.

“Por kjo nuk ishte e mundur nga pikëpamja procedurale,  për arsye se regjistrat në Kroaci janë aktivë vetëm për një periudhë deri në 12 muaj pas largimit nga shërbimi publik dhe Ambasadorja Vlahutin nuk e kishte më statusin e zyrtarit publik, siç shpjegohet edhe në vendimin administrativ të Komisionit,” përfundon deklarata e Delegacionit të BE-së në Tiranë.

Marre nga Birn

Tags: fshehje pasuripastrim parashpasuriportaleRomana VlahutinTelevizioni KlanTop ChannelTv KlanVlahutin
ShareTweetPin
Postimi i Mëparshëm

Rio 2016, ja se çfarë do të ofrojë Google për përdoruesit e internetit

Postimi Tjetër

“Toka e Nderit” telenovela më e re në Digitalb

TË NGJASHME

Televizion

‘Kanë një histori bashkë’, Xhonatani reagon për lajmet në lidhje me Olta Gixharin

Xhonatan Islami, i nominuar mbrëmjen e djeshme nga votimi i publikut, rrëfeu se çfarë e ka prekur më tepër në...

nga IMA Redaksia
Shk 5, 2023
Televizion

“Do të të shkel me këmbë’/ Degradon debati mes Luizit dhe Deas

Pasi Dea nxorri në nominim Luizin, Kiarën dhe Efin, u krijua një situatë e ashpër në shtëpi. Luizi i tha...

nga IMA Redaksia
Shk 5, 2023
Televizion

Flet Xhoni, pas eliminimit: Nëse do isha agresiv, do kisha qëndruar më gjatë

Xhonatani la shtëpinë e Big Brother mbrëmjen e sotme. Në studio, ai tha se tipi dhe karakteri i tij e...

nga IMA Redaksia
Shk 4, 2023
Televizion

Dea dërgon tre banorë në nominim, njëri prej tyre lë shtëpinë sonte

Dea Mishel e cila fitoi “Lojën e inteligjencës”, kishte në dorë zarfin e kuq të futur në shtëpi nga Vëllai...

nga IMA Redaksia
Shk 4, 2023
Televizion

Nga “Përputhen” në gjykatë! Konflikti me Ana Lleshin, Gjykata Tiranës 6 muaj burg Arjon Lulit

Dy prej pjesëmarrësve në emisionin Përputhen, dy vjet më parë kanë përfunduar në gjykatë. Ana Lleshi ka paditur për përndjekje...

nga IMA Redaksia
Jan 31, 2023
Televizion

Agim Doçi: Luiz Ejlli më imiton në çdo gjë, por unë jam i paimitueshëm!

Autori i njohur i shumë këngëve shqiptare, Agim Doçi ka bërë një koment për banorin e shumëpërfolur të “Big BrotherVip”,...

nga IMA Redaksia
Jan 29, 2023
Postimi Tjetër

"Toka e Nderit" telenovela më e re në Digitalb

Ermal Mamaqi paralajmëron emisionin me një promo "hot" | VIDEO

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

orgesa zaimi shiu i tetorit

Reklama

klinika dentare lako
menudixhitale

TË FUNDIT

Televizion

‘Kanë një histori bashkë’, Xhonatani reagon për lajmet në lidhje me Olta Gixharin

nga IMA Redaksia
Shk 5, 2023
0

Xhonatan Islami, i nominuar mbrëmjen e djeshme nga votimi i publikut, rrëfeu se çfarë e ka prekur më tepër në...

Lexo Më Shumë
Televizion

“Do të të shkel me këmbë’/ Degradon debati mes Luizit dhe Deas

nga IMA Redaksia
Shk 5, 2023
0

Pasi Dea nxorri në nominim Luizin, Kiarën dhe Efin, u krijua një situatë e ashpër në shtëpi. Luizi i tha...

Lexo Më Shumë
police per koke
Kinema

Mund të ishin pjesë e “Policë për Kokë”, ja cilët janë personazhet e njohur që kanë refuzuar ftesën!

nga IMA Redaksia
Shk 4, 2023
0

Olsi Bylyku ka zbuluar se në filmin "policë për kokë" tre rtistë refuzuan ftesën e tij për të qënë pjesë...

Lexo Më Shumë
Televizion

Flet Xhoni, pas eliminimit: Nëse do isha agresiv, do kisha qëndruar më gjatë

nga IMA Redaksia
Shk 4, 2023
0

Xhonatani la shtëpinë e Big Brother mbrëmjen e sotme. Në studio, ai tha se tipi dhe karakteri i tij e...

Lexo Më Shumë
IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Nuk ka rezultate
Shiko të gjitha Rezultatet
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist