Ora News është së fundmi një prej televizioneve që i është “kundërvënë” qeverisë dhe duke bërë tashmë median në rolin opozitar.
Pak muaj më parë asetet e televizionit u sekuestruan nga SPAK si pasojë e mos justifikimit të pasurisë nga pronari Ylli Ndroqi, gjë të cilën televizioni deklaroi se ishte një sulm i qeverisë Rama me qëllim mbylljen për shkak të denoncimeve që media ishte duke i bërë.
Një promo e televizionit ka habitur, e cila bën me dije se Kryeministri Rama do të jetë i ftuar në Ora News ditën e Enjte në orën 21.00 në emisionin “Politiko” nga Alfred Lala.
Drejtuesi i emisionit gjithashtu është një personazh i cili në një emision denoncoi përpara kreut të vendit, dhunën e ushtruar nga forcat e policisë gjatë aksionit për prishjen e Teatrit Kombëtar.
Debati kaloi deri aty saqë Lala për të provuar dhunën e ushtruar, hoqi pantallonat për të treguar shenjat që kishte.







