Synimi i saj ishte media, që kur hyri në shtepinë e Big Brother, nga e cila fitoi famë por që sipas saj është paksa e bezdisur. Po, po, shumë e bezdisur, ajo shpesh e ka shprehur këtë indinjatë nëpërmjet rrjeteve sociale, si pasojë e fansave të cilët e pyesin shpesh për jetën e saj private.
Në një intervistë të para pak javëve e pyetur nga Info Media Albania, nëse ka patur ndonje ofertë per pune në media ajo është shprehur :
“Dihet nga të gjithë besoj që synimi im ishte media, televizive ose e shkruar. Jam duke realizuar endrrën time. Besoj kaq mjafton për momentin”
Por lexuesit e Gazetës Paloma këtë javë kanë hasur një rubrikë të re të quajtur “Ditari i Albës”, e cila fliste për familjet tipike shqiptare kur shkojnë në një dasëm. Alba, do të vazhdojë përsëri të plotësoj faqet e ditarit të saj edhe për shumë kohë tek “Paloma”,
Alba Çobaj shuan kureshtjen e fansave! Intervistë ekskluzive me finalisten e Big Brother Albania 8
Përsa i përket medias vizive, a do të jetë Alba e pranishme? Padyshim që po, dëgjuesit e “Top Albania Radio” e kanë dëgjuar shpesh Albën në këtë radio si të ftuar. Por nga muaji shtator, Albën dëgjuesit do ta dëgjojnë me një emision të vetin pikërisht në ktë radio.
Alba po mjaftohet deri tani vetëm me median e shkruar dhe atë radiofonike, duke e lënë në plan për të ardhmen televizonin.








