IMA - InfoMedia Albania
Nuk ka rezultate
Shiko të gjitha Rezultatet
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
Nuk ka rezultate
Shiko të gjitha Rezultatet
IMA - InfoMedia Albania
Nuk ka rezultate
Shiko të gjitha Rezultatet
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Albatros Rexhaj: Në Dancing With The Stars kam dal një lloj Piter Pani në vetvete. Me Fatmën asgjë personale, kam simpati diskrete

nga Gerald Qerimi
2015/11/29
në Ekskluzive
Koha e Leximit: 7 mins read
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Albatros Rexhaj është një ndër emrat më të dëgjuar në trojet shqiptare për penën e tijë. Shkrimtar i shumë librave dhe fitues i shumë çmimeve ai ka arritur që arti i tij të kaloj edhe kufijtë. “Zonja Z”, “Edith”,” Bombë në Beograd” dhe “Rebelimi i Lulus” janë vetëm disa nga titujt e librave të tij. Albatrosi ka vendosur të sfidoj veten me kërcimin dhe këtë ai po e bën më së miri në spektaklin e vallëzimit Dancing With The Stars Albania. Eksperiencën në këtë spektakël shkrimtari i njohur e ka rrëfyer ekskluzivisht për InfoMedia Albania në një intervistë ekskluzive.

REKLAMA

12312534_1082789855078689_1603434073_n

Albatros, ju jeni pjesë e konkurrentëve “VIP “ të këtij edicioni në Dancing With The Stars Albania. Si ndihet Albatrosi në këtë spektakël?

Ndihem me UP and DOWN. Ka çaste kur kënaqem shumë, kur ndihem shumë i sfiduar dhe plot me energji, por ka edhe çaste kur zhgënjehem dhe e pyes veten se pse u futa në këtë sfidë. Të kërcesh para publikut, në ritëm e më saktësi, nuk është aspak e lehtë! Por ajo që më karakterizon si njeri është natyra ime luftarake dhe vendosmëria që të mos dorëzohem, prandaj përkundër sfidave vazhdoj. Ajo që më gëzon tejmase është përkrahja e madhe që marr nga publiku. Kam përshtypjen se publiku shqiptar e ka kuptuar se unë përpiqem ta shijoj dhe ta përjetoj si një aventurë nga lista e dëshirave të mia të fundit.

Si  kanë qenë marrëdhëniet e Albatrosit me kërcimin para Dancing…?

Thjesht, nuk ka pasur asnjë lloj marrëdhënie. Unë nuk kam kërcyer as në mbrëmje të maturës dhe kërcimi ishte një nga pak gjërat që më trembin e më krijojnë stres. Kur më shohin në TV miqtë e mi bëjnë batuta dhe thonë: pasi që po kërcen ti kjo është shenjë se fundi i botës është afër!

12286040_1082790178411990_656314123_n

Çfarë ju shtyu  të pranonit ftesën e Dancing With the Stars dhe jo atë të Dance With Me?

Jam shumë i nderuar që pata marrë ftesë nga të dy spektaklet e kërcimit dhe i falënderoj të dy produksionet për besimin. Vendimin final e kam marrë për arsye krejtësisht praktike dhe intime dhe jo si rezultat i pazareve apo diçka të ngjashme. Konsideroj se të dy spektaklet kanë identitetin e vet të veçantë dhe nuk janë të krahasueshme mes tyre, ndërkaq vlerën e secilit e përcakton vetëm publiku dhe puna që investohet.

Isida është partnerja juaj në këtë garë, si janë marrëdhëniet me të?

Aspak të lehta, sepse që të dy jemi personalitete të fuqishme dhe shumë individualiste. Ajo është shumë e rreptë dhe kërkon shumë, ndërkaq unë nuk jam njëri që bindet apo që reagon mirë ndaj metodologjisë së rreptë të punës. Ka raste kur gërthasim që të dy dhe na duhet të bëjmë pesë minuta pushim, në mënyrë që pastaj të mund të vazhdojmë provat. Por, përkundër vështirësive, nuk kemi hequr dorë nga njëri-tjetri. Në tërësi, konsideroj se Isida ka arritur diçka të pamundur: më ka mësuar që të kërcej. Dhe për këtë ndihem shumë falenderues.

12309164_1082789845078690_1733904311_n

Po marrëdhëniet e Albatrosit me konkurrentët e tjerë në Dancing si janë? I shikon më shumë si miq apo si konkurrentë që në fund mund të rrëmbejnë trofeun?

Në fund mund të fitojë vetëm një dhe jo të gjithë. Secili nga ne duhet të tregohet xhentëlmen dhe damë në mënyrë që ta pranojë faktin se kjo është vetëm një garë dhe një lojë. Unë i shoh të gjithë si miq dhe jo si rivalë. Më i afërt jam me Nikon sepse që të dy jemi bohemë, por konsideroj se sfida në grup gjatë natës së shtatë, kur ne çunat dolëm më të mirë se gocat, tregon se ne jemi të gjithë miq. Flori, edhe pse i kishte marrë 30 pikë, luftoi me mish e me gjak që ne çunat të mos dilnim në Dance Off, ndërkaq Zerka zbuloi diçka të jashtëzakonshme nga vetja e tij.

Ne publik është krijuar ideja që juria nuk ju ka vlerësuar ashtu siç duhet për sa i përket pikëve, gjithmonë kemi menduar se meritonit pak më shumë. Pse ndodh kjo mos dhënie pikësh, mos ka ndonjë mosmarrëveshje mes jurisë dhe jush?

Nuk ka asnjë lloj mosmarrëveshjeje, sepse kam përshtypjen se juria e ka kuptuar se në DWTS kam dal vetëm si Albatros, një lloj Piter Pani në vetvete, dhe jo me petkun e njeriut serioz, të rëndë, fjalëpak etj. Ndërkaq sa i përket pikëve kam dëshirë të besoj se ata duan të më motivojnë që të punoj më tepër. Por, përkundër vlerësimit nga juria, jam i lumtur që publiku e ka pëlqyer qasjen time në këtë spektakël dhe përpjekjen time që të transmetoj sa më shumë energji pozitive.

Nëse do t’ju thoje diçka antarëve të jurisë, çfarë do ju thoje konkretisht?

Only LOVE!

12319444_1082790181745323_2106993838_n

Dancing With The Stars në vetvete është një spektakël që synon që të përçojë “Show” te publiku. Sa show mendon se ke dhuruar te publiku? A ke dhenë 100% nga vetja?

Unë jam mbase i vetmi që jap 100% nga vetja për të bërë show, madje ndonjëherë edhe në dëm të performancës sime të kërcimit. Konsideroj se ky spektakël është pikë së pari SHOW dhe pastaj një garë kërcimi, sepse asnjë nga ne nuk synon që të bëjë karrierë balerini. Unë do të vazhdoj të përpiqem që të përçoj vetëm energji pozitive.

Nëse do të eliminohesh për çfarë do të vinte më shumë keq?

Ndarja nga grupi si dhe pamundësia për ta kërcyer një kërcim ashtu siç dua vërtetë.

Shpesh herë në rrjetet sociale Fatma Haxhialiu ju thumbon me statuse të ndryshme ironike përsa i përket në Dancing, por edhe kur je i ftuar ne emisione të tjera. A ka ndodhur diçka mes jush?

Nuk ka asgjë, sepse unë Fatmën nuk e njoh dhe as nuk kam pasur rast që ta takoj. Si njeri, kam një simpati diskrete për të, sepse më duket një femër me botë dhe me shumë imagjinatë. Si personazh publik, ajo ka natyrën e vet dhe mënyrën e vet të veçantë si shprehet dhe nuk më takon mua që të komentoj apo ta gjykoj për lirinë e saj kreative, përfshirë edhe ironinë dhe cinizmin që ajo përdor. Njerëzit janë të lirë të mendojnë çfarë të duan, ndërkaq personazhet publike duhet të pranojnë faktin se në çift me famën vijnë edhe thumbimet.

Si janë raportet e Albatrosit me femrat?

Jo diçka e veçantë. Shkrimtari jeton brenda imagjinatës së lexuesit dhe rëndom personi fizik dhe ajo që lexuesi imagjinon nuk shkojnë mirë njëri me tjetrin. Njerëzit harrojnë se edhe shkrimtari është vetëm njeri, njëlloj si të gjithë të tjerët.

A jeni i dashuruar?

E gjithë krijimtaria ime është një përgjigje masive për këtë pyetje.

12319497_1082789365078738_18611152_n

Së fundmi ke nxjerrë librin tënd të fundit “Rebelimi i Lulus”? Pse ky titull? Pse “Rebelimi i Lulus” dhe e jo rebelimi i dikujt tjetër?

Besoj se kushdo që e lexon librin e ka shumë të lehtë që ta gjejë përgjigjen. Emrin e kam marrë nga lokali im i preferuar në Prishtinë “Lulus Coffe and Wine” dhe paraqet një metaforë për shqiptarin bashkëkohor që kohën më të madhe e kalon në lokale e kafene. Unë besoj se pikërisht ky shqiptar një ditë do të rebelohet. Libri im është një klithje që të mos lejojmë që jeta të na ikë nga duart pa e shijuar dhe pa e ndier se e kemi përmbushur veten.

Libri është një ndër më të shiturit këtë vit në panairin e librit. Cfarë do të thotë për ju ky fakt?

Është shpërblim për durimin dhe vendosmërinë time që të mos ndikohem nga të tjerët, por të vazhdoj që të shkruaj vetëm atë që vërtet ndiej dhe që vërtet mendoj.

REKLAMA

12305631_1082790071745334_500710259_n

Cilat janë projektet e reja të Albatrosit?

Kam shumë gjëra në mendje. Dua të shkruaj diçka për përvojën time në DWTS, pastaj kam një ide për një roman të ri, si dhe mbase edhe mund të rikthehem në spektakle kërcimi, por jo për të kërcyer. Por projekti i parë pas DWTS është një tërheqje taktike dhe një pushim i merituar.

Një mesazh të fundit për të gjithë lexuesit e InfoMedia Albania dhe ata që do lexojnë këtë intervistë?

Mos humbni kohë duke u përpjekur që tu pëlqeni të tjerëve. Sfida më e madhe është që t’i pëlqesh vetes dhe të ndihesh i kënaqur me atë që bën. Pa këtë ndjenjë të kënaqësisë nuk mund të ketë vetëvlerësim dhe pa vetëvlerësim nuk mund të bëjmë asgjë në jetë.

EKSKLUZIVE IMA / Intervistoi G. Qerimi

Nuk lejohet publikimi apo riprodhimi i këtij lajmi pa autorizim

Tags: Albatros RexhajDancing with the StarsIntervistaPersonazh
ShareTweetPin
Postimi i Mëparshëm

Ekskluzive | Saimiri dhe Genti vijnë së shpejti në Klan me “Stop”!

Postimi Tjetër

“Ndizet” Tring Festa, kanali dedikuar festave në platformën Tring. Zbuloni cilat janë programet në transmetim!

TË NGJASHME

love story sezoni 2
Ekskluzive

EKSKLUZIVE | Do të nisë së shpejti në TV Klan por cili është princi i sezonit të dytë të Love Story!

Love Story do të nisë sezonin e dytë në datën 15 nëntor në televizionin Klan. Gjatë ditëve që lamë pas...

nga IMA Redaksia
Nën 10, 2021
Ekskluzive

EKSKLUZIVE | Romeo dhe Donald Veshaj rikthehen në Vizion Plus

Binjakët më të famshëm të ekranit shqiptar janë gati të rikthehen në ekranin e Vizion Plus. Nuk është 'Alpazar' dhe...

nga IMA Redaksia
Sht 27, 2020
Ekskluzive

EKSKLUZIVE | Alban Dudushi në Vizion Plus me një program 3 herë në javë

Largimi i Alban Dudushit pas 17 vjetësh nga Top Channel është një nga lajmet që më së shumti është lexuar...

nga IMA Redaksia
Sht 14, 2020
Ekskluzive

EKSKLUZIVE | Elvis Naçi largohet nga News 24, zbuloni televizionin e ri ku do ta shohim këtë sezon!

Një prej personazheve më të dashur të ekranit por njëherazi dhe një prej teologëve islamik më të ndjekur në gjuhën...

nga Rezalt Justin Kasaj
Sht 12, 2020
Ekskluzive

EKSKLUZIVE | Pranvera Borakaj largohet nga 7pa5!

Emisioni informativ i mëngjesit '7 pa 5' në Vizion Plus i cili prej vitesh identifikohet me gazetaren Pranvera Borakaj do...

nga IMA Redaksia
Sht 12, 2020
Ekskluzive

“Al Pazar” vjen tërësisht ndryshe këtë sezon dhe tashmë me një prezantuese

Emisioni i humorit në Vizion Plus, "Al Pazar" një prej programeve më të ndjekura në prime time në ditët e...

nga Rezalt Justin Kasaj
Sht 12, 2020
Postimi Tjetër

“Ndizet” Tring Festa, kanali dedikuar festave në platformën Tring. Zbuloni cilat janë programet në transmetim!

Me plis dhe gjoksin jashtë për 103 vjetorin e pavarësisë | VIDEO

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

orgesa zaimi shiu i tetorit

Reklama

klinika dentare lako
menudixhitale

TË FUNDIT

Televizion

Stresi habit me deklaratën e tij për Zhaklinën

nga elim
Maj 23, 2023
0

Reperi Arkimend Lushaj, i njohur me ermin e artit Stresi, ka bërë një deklaratë të fortë kur është pyetur se...

Lexo Më Shumë
Muzikë

Pique, fotoja e re sociale me Clara Chia

nga elim
Maj 23, 2023
0

Pothuajse një vit pas ndarjes nga Shakira, Gerard Piqué ka publikuar një foto të re sociale me të dashurën e...

Lexo Më Shumë
Televizion

Bledi Mane shpërthen me akuza ndaj Nita Latifit

nga elim
Maj 23, 2023
0

Bledi Mane dhe Nita Latifi kanë pasur një afrimitet gjatë kohës sa ishin në Big Brother VIP Albania. Ata bënë...

Lexo Më Shumë
Muzikë

Era Istrefi në përkrahje të Amir Rrahmanit, shfaqet në stadiumin e Napolit

nga elim
Maj 23, 2023
0

Këngëtarja shqiptare, Era Istrefi, ka përcjellur nga stadiumi “Armando Maradona” futbollistin, Amir Rrahmani, që luan me Napolin. Era ishte në...

Lexo Më Shumë
IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Nuk ka rezultate
Shiko të gjitha Rezultatet
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist