IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

AMA dhe KiE organizojnë tryezën e përbashkët “Prioritetet strategjike të AMA-s – këshillimi publik dhe krijimi i partneriteteve si bazë për arritjen e tyre”

by IMA Redaksia
2017/02/02
in TELEVIZION
Reading Time: 4 mins read
A A
AMA dhe KiE organizojnë tryezën e përbashkët “Prioritetet strategjike të AMA-s – këshillimi publik dhe krijimi i partneriteteve si bazë për arritjen e tyre”

ë hënën, datë 30 janar, në kuadër të Programit të përbashkët të Këshillit të Evropës dhe Bashkimit Evropian “Përforcimi i Ekspertizës Gjyqësore mbi Lirinë e Shprehjes dhe Medias në Evropën Juglindore “(JUFREX), Këshilli i Evropës në bashkëpunim me Autoritetin e Mediave Audiovizive organizuan  aktivitetin e përbashkët “Prioritetet strategjike të AMA-s – Këshillimi publik dhe krijimi i partneriteteve si bazë për arritjen e tyre”.

ADVERTISEMENT

Sipas agjendës në panelin e parë u diskutuan disa pika thelbësore të kësaj tryeze si partnetitetet strategjike në tregun audioviziv, përgjegjësitë për të ndjekur standardet europiane të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe lirisë së medias.

Kryetari i Autoritetit të Mediave Audiovizive, z. Gentian Sala, në fjalën e tij dhe në prezantim e “Zhvillimit të strategjisë dhe prioriteteve strategjike të AMA-s për vitin 2017-2019”, theksoi se Autoriteti është i vendosur për të ruajtur dhe zhvilluar diversitetin dhe pluralizmin në media.

 Misioni i AMA këto tre vite sikurse na orienton dhe ligji ndër të tjera kryesor do të jetë sigurimi që të gjitha shërbimet audiovizive të përmbushin detyrimin për të respektuar lirinë e shprehjes dhe medias si dhe detyrimin për të respektuar të drejtat e tjera ligjore.

Gjithashtu dhe vizioni i AMA-s do jetë t’i shërbejë sa më mirë shoqërisë shqiptare, jo vetëm duke rregulluar tregun audioviziv, por dhe duke mbështetur dhe nxitur ndjekjen e standarteve të BE-së në mënyrë që shërbimet audiovizive të pasqyrojnë sa më mirë vlerat dhe aspiratat e kësaj shoqërie.

Ndër të tjera AMA do të investohet që përmbajtjet e ofruara të jenë në përputhje me dispozitat ligjore për një përmbajtje të paanshme në mbrojte të të drejtave të njeriut, duke i mundësuar publikut krijimin e një opinioni autonom të lirë.

Z. Clas Neukirch, kreu i Zyrës së Këshillit të Europës në Tiranë përshëndeti takimin dhe vuri në dukje rëndësinë e organizimit të kësaj tryeze diskutimi më qellim jo vetëm për diskutimin e prioriteteve strategjike për rregullimin e tregut audioviziv por edhe të rrisë efikasitetin e procesit të këshillimit publik në përmbushje të detyrimeve ligjore. Efikasiteti i këtij procesi do të rezultojë në bashkërendimin e përgjegjësive të të gjitha organizmave kompetente në përmbushje të nevojave të aktorëve të interesit. Krijimi i një partneriteti për rritjen e sinergjisë në përmbushjen e objektivave të përbashkëta dhe përcaktimin e prioriteteve strategjike afatmesëm,  është mbi të gjitha një përfitim i shoqërisë  shqiptare.

Gjatë panelit të dytë u trajtuan me përparësi të gjitha prioritetet e agjendës së digjitalizmit, ato të agjendës rregullatore në tregun e transmetimeve, e veçanërisht shqyrtimi i përmbajtjeve, në përmbushje të Kodit të Transmetimit dhe kërkesave ligjore. Drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar, Z. Thoma Gëllçi, vuri në dukje se procesi i digjitalizimit ka rezultuar një projekt i mundimshëm dhe i gjatë. Ai shprehu rezerva për tarifat e miratuara nga AMA duke i cilësuar ato si shumë të ulëta në krahasim me vlerën e ndërtimit të rrjeteve të reja digjitale dhe me kostot e mirëmbjatjes së këtij rrjeti.

ADVERTISEMENT

Gjatë minutave të mbajtura në panelin e tretë u diskutuan praktikat më të mira në trajtimin dhe adresimin e ankesave të publikut, prioritetet e bashkëpunimit midis AMA-s, Komisionerit për Mbrojtjen e Të dhënave personale dhe atij për mbrojtjen nga diskriminimi. Një diskutim i rëndësishëm ishin dhe sugjerimet apo këshillimet e vërejtura nga eksperti ndërkombëtar lidhur me paraqitjen më të mirë të Këshillit të Ankesave në raport me publikun. Të gjitha rekomandimet apo dhe sugjerimet shkonin drejt objektivave për të përmbushur standardet europiane. Kryetarja e Këshillit të Ankesave në AMA, znj. Monika Stafa tha se KA është një strukturë që punon në harmoni të plotë me Autoritetin dhe të gjitha dejtoritë aty, duke iu përgjigjur në kohë reale të gjitha ankesave që vijnë nga publiku dhe jo vetëm. Ajo tha se këto ankesa merren të gjitha si raste të vecanta, por gjithmonë me qëllimin për t’i dhënë një zgjidhje të përhershme problemit etik që vjen si ankesë pranë Këshillit të Ankesave.

Pjesë të rëndësishme të diskutimit gjatë këtij takimi, zuri edhe diskutimi mbi procesin e digjitalizmit. Ky proces shumë i rëndësishëm për Autoritetin e Mediave Audiovizive (AMA), Radio Televizionin Publik Shqiptar, operatorët audiovizivë dhe partnerët ndërkombëtarë, u vlerësua si i suksesshëm, megjithë vonesat shpesh herë jo legjitime prej të gjitha palëve. Eksperti Ndërkombëtar i Këshillit të Europës në fushën e medias, Dr. Joan Barata i vlerësoi shumë përpjekjet dhe hapat konkretë të Autoritetit të Mediave Audiovizive për ndërtimin e një klime serioze në fushën e medias në Shqipëri. Ai theksoi se stafi i AMA-s ka ngritur një strategji me një afat 3 vjeçar të mirëpunuar dhe tepër serioz pavarësisht se duket se ka marrë përsipër të kryejë shumë pika të cilat shkelin në terrene të vështira. Por e rëndësishme tha ai, është aksioni i zbatimit të tij dhe jo sa shumë detyra për t’u kryer mund t’i  vendosim vetes. Në këtë tryezë u mblodhën përfaqësues të rëndësishëm të institucioneve më me me peshë në vend për nisjen e bashkëpunimit si, Kryetari i Komisionit parlamentar për Edukimin dhe mjetet e Informimit Publik, z. Genc Pollo, përfaqësues nga Zyra e Avokatit të Popullit, përfaqësues nga Rrjeti i Transmetuesëve Kombëtarë, prej Rrjetit të Transmetuesve Lokal, përfaqësues nga Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjes së të Dhënave Personale si dhe nga Zyra e Komisioneres për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Autoriteti i Mediave Audiovizive

Tiranë, 31 janar, 2017

Tags: AMAKiE
Previous Post

“Do You Have an Idea?” shumë shpejt në Tring

Next Post

Shikuesit “parashikojnë” se kush do të vdesi në ‘Game of Thrones 7’

TË NGJASHME

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq
TELEVIZION

Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq

Pas javësh pikëpyetjesh për sezonin e ri, tashmë është zyrtare: Ylli Rakipi rikthehet në ekran me “Të Paekspozuarit”, këtë herë...

by IMA Redaksia
Tet 4, 2026
Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri
TELEVIZION

Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri

Luiz Ejlli rikthehet sonte në ekran me formatin e tij të ri “Live me Luizin”, ndërsa Sara Hoxha zbulon se...

by IMA Redaksia
Tet 2, 2026
IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time
Prime Time

IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time

Java 21–27 shtator sjell ndryshimin më të fortë deri tani në IMA Prime Time Index. “Opinion” ngjitet në vendin e...

by IMA Redaksia
Tet 1, 2026
Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari
TELEVIZION

Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari

Një nga formatet më jetëgjata dhe më të identifikueshme të televizionit shqiptar ndryshon sërish ekran. “Zonë e Lirë” me Arjan...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Next Post
Shikuesit “parashikojnë” se kush do të vdesi në ‘Game of Thrones 7’

Shikuesit "parashikojnë" se kush do të vdesi në 'Game of Thrones 7'

Instagram drejt ‘revolucionarizimit’ të stilit

Instagram drejt ‘revolucionarizimit' të stilit

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA