IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

AMA gjobit për herë të dytë Arian Çanin, me 8 milionë lekë

by Niko Lako
2015/05/12
in TELEVIZION
Reading Time: 3 mins read
A A
AMA gjobit për herë të dytë Arian Çanin, me 8 milionë lekë

ADVERTISEMENT

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka gjobitur me 4 milionë lekë televizionin Klan për emisionin “Zonë e Lirë” të Arjan Çanin pas deklaratës së këtij të fundit për çamët dhe sarandjotët, bërë të premten. Sipas një njoftimi drejtuar mediave, AMA ka vendosur të ndëshkojë me gjobë, shoqërinë “Tv Klan” sh.a., për subjektin audioviziv privat kombëtar “Tv Klan”, masë administrative e cila duhet të paguhet brenda 10 ditëve.

Kjo është hera e dytë që brenda një muaj, gazetari Arjan Çani ka marrë gjobë. Gjoba e parë ishte më datën 9 prill të këtij viti, po me një shumë prej 400 mijë lekësh. Pra, shuma që i duhet të paguajë tashmë gazetari është 8 milionë lekë të vjetra.

“Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA,) në zbatim të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, ka monitoruar programin “Zonë e lirë” transmetuar në televizionin privat kombëtar “Tv Klan” në datat 8 dhe 9 maj 2015. Nga monitorimi rezultoi se gjatë programit janë cenuar disa nga parimet themelore të ligjit nr. 97/2013, që përcaktojnë se operatorët e shërbimit audioviziv, gjatë zhvillimit të veprimtarisë së tyre, s’duhet të lejojnë transmetimet që nxisin intolerancën midis shtetasve, që nxisin apo justifikojnë dhunën.’, citohet në njoftimin e AMA-s. Sipas po këtij autoriteti, në pjesën e fundit të emisionit (nga ora 00.45 e datës 9 maj 2015) gjatë bisedës me një këngëtar të ftuar, nga drejtuesi i emisionit (Arjan Çani), përdoren drejtpërsëdrejti fraza dhe shprehje që nuk respektojnë kërkesat ligjore dhe etike për përmbajtjen e programeve audiovizive. “Konkretisht drejtuesi thotë se: “Pse kot thonë për çamët që janë të pabesë?” dhe, më pas, shton: “(Çamët) …janë të mirë, janë aq të mirë sa t’i vrasësh pak e kanë! Bëj shaka, sigurisht, ishte batutë, unë jam çam vetë!”. Në vazhdim të bisedës, drejtuesi i emisionit replikon me këngëtarin e ftuar duke thënë: “E ke gabim, sarandiotët nuk janë kështu, janë… ok, janë shumë të poshtër, t’i vrasësh pak e kanë dhe ata, por nuk të thonë gjë për çamët.”, citohet në njoftimin e AMA-s.

Më tej në njoftimin e Autoritetit theksohet më tej se: “Bazuar në këto qëndrime të drejtuesit të emisionit “Zonë e lirë”, të datave 8 dhe 9 maj 2015, AMA vëren se janë shkelur kërkesat e parashikuara në nenin 32, pika 4 dhe nenin 33 pika 1, gërma “ç” dhe “d” të ligjit nr. 97/2013, sipas të cilave ofruesit e shërbimit mediatik audioviziv nuk duhet të transmetojnë programe me përmbajtje që nxisin urrejtjen mbi baza racore, gjinie, fetare, etnike, kombëtare dhe çdo lloj tjetër diskriminimi, të mos cenojnë dinjitetin dhe të drejtat themelore të njeriut si dhe të mos transmetojnë programe që mund të nxisin vepra penale.”, thuhet më tej në njoftimin e AMA-s. AMA vlerëson se jemi në rrethana specifike, pasi subjekti “Tv Klan” është televizion me shtrirje kombëtare me audiencë të konsiderueshme, ku ndjeshmëria në publik e përmbajtjeve të transmetuara është më e madhe. Mosrespektimi i detyrimeve të përcaktuara në nenin 33 të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, mbështetur në nenin 133, pika 1, gërma “a” të po këtij ligji, përbën kundërvajtje administrative dhe ndërshkohet me gjobë. Për sa më sipër, në mbështetje të nenit 133, pika 10 të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, Drejtoria e Programeve dhe Drejtoria Juridike dhe Licencave të AMA-s,

VENDIMI I AMA-S

-Të ndëshkojë me gjobë në masën prej 400 000 (katërqindmijë) lekë, shoqërinë “Tv Klan” sh.a., për subjektin audioviziv privat kombëtar “Tv Klan”.

-Gjoba paguhet nga kundërvajtësi brenda 10 ditëve në adresën:

ADVERTISEMENT

Banka Credins, AMA , Tiranë; Nr. Llog. 445385.

Pas kalimit të këtij afati, për çdo ditë vonesë, paguhet kamatë 2% deri në një muaj.

-Kundër kësaj gjobe mund të bëhet ankim në AMA brenda 30 ditëve nga data e marrjes dijeni.

(ed.me/BalkanWeb)

Tags: AMA Autoriteti i Mediave AudioviziveArian çaniGjobeZone e Lire
Previous Post

Prova e parë e Elhaida Danit në skenën e Eurovision Song Contest 2015 | VIDEO

Next Post

AMA 400.000 lekë gjobë Televizionit Klan për fyerjet e gazetarit Arjan Çani ndaj çamëve

TË NGJASHME

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq
TELEVIZION

Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq

Pas javësh pikëpyetjesh për sezonin e ri, tashmë është zyrtare: Ylli Rakipi rikthehet në ekran me “Të Paekspozuarit”, këtë herë...

by IMA Redaksia
Tet 4, 2026
Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri
TELEVIZION

Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri

Luiz Ejlli rikthehet sonte në ekran me formatin e tij të ri “Live me Luizin”, ndërsa Sara Hoxha zbulon se...

by IMA Redaksia
Tet 2, 2026
IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time
Prime Time

IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time

Java 21–27 shtator sjell ndryshimin më të fortë deri tani në IMA Prime Time Index. “Opinion” ngjitet në vendin e...

by IMA Redaksia
Tet 1, 2026
Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari
TELEVIZION

Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari

Një nga formatet më jetëgjata dhe më të identifikueshme të televizionit shqiptar ndryshon sërish ekran. “Zonë e Lirë” me Arjan...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Next Post
AMA 400.000 lekë gjobë Televizionit Klan për fyerjet e gazetarit Arjan Çani ndaj çamëve

AMA 400.000 lekë gjobë Televizionit Klan për fyerjet e gazetarit Arjan Çani ndaj çamëve

Eurovision Song Contest | Ja si të votoni për Elhaida Danin!

Eurovision Song Contest | Ja si të votoni për Elhaida Danin!

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA