Gentian Sala dhe Gentian Skënderasi janë dy emrat e parë që kanë hapur garën për postin kryetarit të Autoritetit të Mediave Audiovizive. Deri në 21 qershor komisioni parlamentar i medias do të presë garuesit, për të nisur më pas shqyrtimin e tyre. Ndërkohë dje në mbledhjen e komisionit u tha se AMA do të ketë të ketë strukturë të re pas zgjedhjes së anëtarëve të rinj.
Ndryshimet në strukturën e re të AMA-s, propozim i ardhur nga nënkryetari i Komisionit të Medias janë shtyrë deri në zgjedhjen e tri anëtarëve dhe kryetarit. Sipas tij, struktura e AMA-s do të shtohet me 1/3 e organikës së saj aktuale ku nga 49 punonjës që ka aktualisht pritet të shtohet me rreth 20 të rinj.
Për deputetin demokrat Luçiano Boçi, struktura e re duhej të miratohej për shkak se në raportin e hartuar për AMA-n, mungesa e kësaj structure ishte konsideruar si një problem kryesor në funksionimin e saj. Ditën e djeshme Komisioni i Medias, zhvilloi seancën dëgjimore me 5 nga kanditaturat për tri vendet vakante në AMA: Moikom Zeqo, Alfred Lela, Idar Bistri, Abdulla Omuri dhe Ani Ruçi.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 19 qershor 2014
Burimi | (d.a/shqiptarja.com)
Sezoni i ri i Big Brother vjen me një format të ri! Çfarë pritet të ndodh me shtëpinë më të famshme në Shqipëri?
“Big Brother Albania” pritet të rikthehet këtë dhjetor në ekranin e Top Channel, duke sjellë një edicion të ri që...