IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

AMA zhvillon tryezën e rrumbullakët të trupave rregullatorë dhe partnerëve

by IMA Redaksia
2017/04/26
in TELEVIZION
Reading Time: 3 mins read
A A
AMA zhvillon tryezën e rrumbullakët të  trupave rregullatorë dhe partnerëve

Këshilli i Ankesave, strukturë kryesore e AMA-s në përmbushje  te disa prej detyrimeve kryesore që vijnë nga ligji 97 /2013 “Për median audio dhe audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, për Kodin e Transmetimit por edhe rregulloreve të tjera të nxjerra nga AMA për përmiresimin e peizazhit mediatik ka publikuar së fundmi Buletinin e Ankesave dhe Anketimin mbi perceptimet e Kodit të Transmetimit nga target grupet – Buletini i ankesave – AMA.

ADVERTISEMENT

Për paraqitjen e këtyre produkteve cilësorë, sfidave dhe shqetësimeve për përmirësimin e shumëçka media ofron si shërbime u organizua një tryezë e rrumbulllakët me pjesëmarrjen e aktorëve të ndryshëm.

Tryeza që u moderua nga Kryetarja e Këshillit të Ankesave Znj. Monika Stafa ishte organizuar në tre panele kryesorë ku u trajtuan përkatësisht:

– Betejat në grup të rregullatorëve nxisin efiçencën e hallakve të komunikimit me qytetarin

– Edukimi mbi median dhe roli vetërregullues i saj, qasjet dhe perspektivat e komunikimit me publikun në epokën e re digjitale

– Mënyrat për të nxitur kanalet e komunikimit në funksion të publikut – njohja e publikut me Kodin e Etikës dhe e drejta për reagim

Kryetari i Mediave Audiovizive, Z. Gentian Sala vuri në qëndër të fjalës së tij respektimin e qytetarit në të gjitha transmetimet audiovizive. Ai vlerësoi Këshillin e Ankesave dhe Buletinin e parë të botuar prej tij. Kjo strukturë, e përbërë nga Kryetarja Znj. Monika Stafa dhe anëtarët Z. Urim Bajrami dhe Z. Erald Kapri,   funksionon sipas Nenit 20 të ligjit 97 /2013 “Për median audio dhe audiovizive në Republikën e Shqipërisë” ka rol vendimtar në mbikëqyrjen e zbatimit të kodit dhe rregulloreve të miratuara nga AMA, që kanë të bëjnë sidomos me respektimin e dinjitetit e të drejtave të tjera themelore të njeriut, në mënyrë të veçantë mbrojtjen e të miturve, të drejtës për informacion dhe sensibilizimin e opinionit publik, lidhur me respektimin e normave morale dhe etike në programet e ofruesve të shërbimeve audiovizive.

Znj. Bardhylka Kospiri, Zv. Ministre e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë ngriti problematikën e respektimit në media të të drejtave të grupeve vulnerabël. Ajo theksoi se Ministria e saj është gjithnjë e gatshme për të punuar për pasurimin e akteve nënligjore për përmbushjen sa më të mirë të këtyre të drejtave. Liria e medias duhet parë në fuksionin të shoqërisë dhe jo anasjelltas. Ajo ngriti edhe shqetësimin për respektimin e gjuhës së shenjave nga televizionet, duke propozuar edhe një tryezë të ardhshme për këtë çështje.

Znj. Nora Malaj, Zv Ministre e Arsimit vuri në dukje rëndësinë e medias për t’u vënë në funksion të nxënësit dhe studentit, pra rrjedhimisht të qytetarit. Ajo e cilësoi si shumë të rëndësishëm rolin që informacioni ka në formësimin e mendimit kritik.

ADVERTISEMENT

Lufti Dervishi, nga Instituti Shqiptar i Medias, por edhe nën cilësinë e gazetarit edhe pedagogut në Departamantit të Gazetarisë në UT, e vlerësoi Buletinin e Ankesave në një realitet që jeta imiton televizionin, dhe etika në media shpesh është vendimtare për “sjelljet e reja sociale”. “Puna e Këshillit të Ankesave është e vështirë”, – tha ai – “në një realitet ku televizionet shpesh e përdorin hapësirën publike sikur ta kenë hapësirë private”.

Këto produkte, që shkojnë në shërbim të publikut shqiptar por dhe vetë mediave, kanë qellim të rrisin cilësinë në përmbajtjen e prodhimeve audiovizive dhe zbatimin e parimeve editoriale që operarorët duhet të ndjekin bazuar në rregullat etike të përcaktuara nga aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.

Këto publikime janë gur themelor nga ku nis puna për një debat cilësor dhe efektiv për të shkuar drejt standardeve profesionale nga ana e subjekteve audiovizive.

Të ftuar në takim ishin radiot dhe televizionet, Komisioni i Medias, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe e Rinisë, Ministria e Arsimit, Instituti Shqiptar i Medias, Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit në Univeritetin e Tiranës, Komisioneri për të Drejtën e Informimit, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Agjencia për Mbrojtjen e Fëmijëve, studentë të gazetarisë, partnerët ndërkombëtarë etj.

Buletinin e Ankesave dhe Anketimi mbi perceptimet e Kodit të Transmetimit nga target grupet, gjenden edhe në faqen zyrtare të AMA-s, për të gjithë të interesuarit – Buletini i ankesave – AMA.

 

Tags: AMA
Previous Post

Liria e medias, Shqipëria e Kosova hapa të vegjël përpara, AMA e politizuar

Next Post

Pirateri televizive, Alba Trade Plus çon në gjykatë Digitalb

TË NGJASHME

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq
TELEVIZION

Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq

Pas javësh pikëpyetjesh për sezonin e ri, tashmë është zyrtare: Ylli Rakipi rikthehet në ekran me “Të Paekspozuarit”, këtë herë...

by IMA Redaksia
Tet 4, 2026
Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri
TELEVIZION

Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri

Luiz Ejlli rikthehet sonte në ekran me formatin e tij të ri “Live me Luizin”, ndërsa Sara Hoxha zbulon se...

by IMA Redaksia
Tet 2, 2026
IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time
Prime Time

IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time

Java 21–27 shtator sjell ndryshimin më të fortë deri tani në IMA Prime Time Index. “Opinion” ngjitet në vendin e...

by IMA Redaksia
Tet 1, 2026
Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari
TELEVIZION

Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari

Një nga formatet më jetëgjata dhe më të identifikueshme të televizionit shqiptar ndryshon sërish ekran. “Zonë e Lirë” me Arjan...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Next Post
Pirateri televizive, Alba Trade Plus çon në gjykatë Digitalb

Pirateri televizive, Alba Trade Plus çon në gjykatë Digitalb

Tring adopton tre fëmijë me Sindromën Down

Tring adopton tre fëmijë me Sindromën Down

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA