Amazon ka blerë të drejtat për realizimin e një seriali dokumentar mbi jetën e themeluesit të Playboy Hugh Hefner që do të jetë i disponueshëm për shërbimin e saj Prime Video.
American Playboy: The Hugh Hefner Story është një bashkëprodhim i Stephen David Entertainment (SDE) dhe kompanisë së produksionit të filmave për të rritur Alta Loma Entertainment.
Dokumentari me 13 seri, ndërthur teknikën e dokumentarit tradicional me skenarin narrativ për të treguar historinë e krijimit të një prej markave më të njohura në botë.
Dokumentari do të shfaqet premierë në Amazon Prime Video në USA, UK, Gjermani, Austri dhe Japoni në vitin 2017.
“Edhe pse Hugh Hefner është një figurë ikonë e njohur në mbarë botën, shumica e njerëzve mund të mos jenë të vetëdijshëm për ndikimin që ai ka pasur në disa nga revolucionet më të rëndësishme shoqërore të këtij vendi”, tha Conrad Riggs, kreu i Amazon Studios.








