IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Amos Zaharia: “Pjesëmarjen në Dancing i’a dedikoj nënës sime”

by Niko Lako
2014/11/17
in EKSKLUZIVE
Reading Time: 6 mins read
A A
Amos Zaharia: “Pjesëmarjen në Dancing i’a dedikoj nënës sime”

Amos Zaharia, emër i cili po pushton sëfundmi tregun e kinematografisë shqiptare, po përgatitet për shfaqjen e tij në teatrin e vallëzimit të Dancing With The Stars si një nga kokurentet Vip të këtij edicioni. Djali i artistes së madhe Yllka Mujo, me vullnet të hekurt, i drejtpërdrejtë ka treguar se pasioni dhe profesioni gërshetohen së bashku në karrierën e tij. Por kinematografia nuk është i vetmi stacion ku Amos synon të qëndroj, pasi ai dëshiron të lëvroj në shumë fusha të tjera të artit që e bëjnë atë një artist të kompletuar.

ADVERTISEMENT

10806937_880693358621674_900135637_n

Ekskluzivisht për Info Media Albania, Amos Muji Zaharia ka vendosur të rrëfehet në një intervistë përballë së vërtetës.

Amos si ndodhi që u bëtë pjesë e “Dancing With The Stars Albania”?

Morra një telefonatë në darkë vonë dhe krejt papritur m’u komunikua që isha i përzgjedhur për të konkuruar në Dancing With The Stars.

Pse vendosët të ishit pjesë e këtij spektakli të suksesshëm?

Sepse spektakli siç thoni edhe ju, është i suksesshëm. Ç’është e vërteta kur kam qenë femijë mamaja ime kishte dëshirë që unë të bëhesha balerin. Kështu që në këtë rast po e bëj edhe për nënën time.

10805364_880693341955009_675256274_n

Sa e vështirë është për ju të kërceni?

Tashmë provat kanë filluar dhe dita e parë mu duk “mostruoze”, në sensin që nuk po orientohesha dot me hapat. Megjithatë, pas disa ditësh çdo gjë filloj të bëhej më e qartë. Dhe tani mund të them që jam duke u kënaqur shumë. Gerti dhe Enada që janë edhe koreografët e spektaklit, përveç se profesionist të shkëlqyer, janë edhe dy njerëz shumë pozitiv dhe inkurajues. Ndaj s’më mbetet të them tjetër që kënaqësia është ndjesia që e karakterizon këtë eksperiencë.

Para Dancing keni ditur të vallzonit?

Nuk e di a mund ta quaj kërcim, por mund të them që edhe une kam patur momentet e mia.

Partnerja juaj që do ju shoqëroj në këtë eksperiencë të rë cila është?

Partnerja quhet Adela Lami dhe gjej rastin për të thënë që në këtë drejtim e ndjej veten më shumë fat. Një balerinë shumë e talentuar dhe që nuk mërzitet kurrë, kur unë behem lëmsh me hapat. Një natyrë shumë e çiltër dhe e qeshur. Më pëlqen vendosmëria e saj dhe kjo është një cilësi që unë e vlerësoj tek njerzit. Ka alkimi midis nesh, kjo më mjafton për të dalë në konkluzionin që do jemi një çift simpatik.

E zgjodhët apo j’ua zgjodhën partneren?

Mua ma caktuan Adelen, por mund të them që të njejtën zgjedhje do kisha bërë edhe vete.

Kujt nga konkurentëve i trembeni më shumë në Dancing? Cili ju duket më i fortë ose pretendent për të fituar këtë kompeticion?

Të them të drejten vendosa të marrë pjesë në këtë spektakël sepse e shoh si një eksperiencë të bukur. Nuk më intereson shumë konkurenca me të tjerët. Mendoj që sfida më e madhe do jetë që unë të nxjerrë në pah maksimumin tim. Gjithë konkurentëve i uroj suksese.

Sa të lidhura janë profesioni juaj me kërcimin?

Aktrimi është në fakt një profesion që përmbledh shumë profesione të tjera brenda vetes. Sa më i gjerë diapazoni aq më i kualifikuar aktori.

Çfarë prisni nga Dancing With The Stars?

Nuk diskutohet që popullariteti mund të rritet, por sinqerisht ajo që më shtyn të jem pjesëmarrës është thjesht fakti që do përjetoj një eksperiencë të veçantë.

10479739_880693338621676_1426310570_n

Ju keni disa role në filma dhe teatër. Kë do veçonit si rolin më të mirë tuajin?

Karriera ime ka ardhur gradualisht në ngritje. Ndaj mund të them që çdo film ka qenë një hallkë e domozdoshme për të sjellë filmin e rradhës. Nuk bëj dot veçime, çdo film është unik dhe nuk diskutohet që meriton rëndësinë që i takon.

Më mirë aktor në teatër apo në film?

Jeta ime është filmi. Nuk e ndërroj me tjetër gjë. Me këtë që po them nuk dua absolutisht t’i ul vlerat teatrit. Por sheshet e xhirimit i kam prekur që i vogël, tashmë ato janë bërë tempujt e mi.

10754815_880693435288333_650521720_n

Ju ka ndihmuar në profesionin tuaj të qenit djali i artistes së madhe Yllka Mujo?

Në fakt ka ndodhur e kundërta sepse njerzit më parë niseshin për të parë një pune timen duke patur një lloj paragjykimi. Por e mira e këtij profesioni është që je totalish i zbuluar para spektatorit dhe kjo gjë e qartëson shumë mirë çështjen. Sado djali i një aktoreje të madhe, nëqoftese nuk ke dhunti për këtë profesion, publiku nuk ka për të pëlqyer. Realititi ka vërtetuar të kundërtën, kështu që tashmë jam i konsoliduar si aktor kinemaje.

A ka një rol që nuk e keni dashur ta bëni por për shkak të rrethanave keni qënë i “detyruar”?

Jo, kam qenë gjithnjë selektiv në punët që kam bërë. Nëqoftëse do merrja përsiper të bëja një rol që nuk do ishte i përshtatshëm për mua, do i binte që të bëja një kompromis të shëmtuar me veten. Ky profesion mua më jep lumturi dhe kjo është mardhënia që do mbaj me profesionin, pa kompromise.

10808387_880693431955000_909404394_n

A është në planet e Amosit interpretimi përkrah nënës së tij në një projekt të ardhshëm?

Nuk mund ta mohoj që nuk e kam menduar edhe pse akoma nuk ka ndodhur që të jem në interpretim direkt me nënën time, por një ditë do të ndodh dhe unë e pres me kënaqësi.

Amos si janë mardhëniet me Elian, motrën tuaj edhe ajo një artiste shumë e mirë dhe e dashur për publikun? Po me Princ Lekën?

Dashuri, dashuri dhe vetem dashuri. Une dhe Elia jemi shumë mirë me njeri tjetrin. Kur ishim të vegjël ngjanim si Tomi dhe Jerry, ndërsa tani si Loli me Colin. Me princ Lekën mardhënia është shumë e ngrohtë. Jemi miq, siç thotë shprehja kush gjen një mik gjen një thesar.

A jeni i dashuruar?

Me gjithçka dhe me asgjë.

10746622_880693448621665_13689378_o

ADVERTISEMENT

Amos projektet e tuaja më të reja përveç Dancing With The Stars?

Momentalisht jam duke punuar nje projekt në Durres. Aktori dhe regjizori Leart Vasili po ngre një pjesë nga antikiteti grek, me në qendër personazhin e Eektras. Eshtë sfidë për mua sepse nuk kam shumë ekspereience në teatër, për më tepër që kjo është një tragjedi greke dhe nuk është aspak e lehtë edhe për aktorët që kanë një eksperiencë të bollshme në teatër. Megjithatë, i jam dorëzuar totalish regjizorit sepse besoj verbërisht tek ai, fundja, pa besim ky profesion nuk do ishte i mundur.

A do te jete angazhimi në Dancing edhe një periudhë pushimi nga projektet profesionale?

Jo, por nga ana tjetër me është ngjeshur shume dita. Jam gjithë kohën në aktivitet dhe vetëm mbrëmja më mbetet e lirë, moment i mirë për t’ja futur gjumit.

Çfarë do ju thonit të gjithë atyre që do lexojnë intervistën tuaj në Info Media Albania?

Hiqni dorë nga egoja.

EKSKLUZIVE IMA / Intervistoi G. Qerimi

Tags: Amos ZahariaDancing with the Stars Albania 5Elia ZahariaVizion PlusYllka Mujo
Previous Post

Florand Kondi, i njohur me emrin artistik ‘Doktor Flori’, ish-anëtar i grupit muzikor “West Side Family” ka ndërruar jetë mëngjesin e të hënës

Next Post

Në 2015 në Britani vjen Vodafone TV

TË NGJASHME

Eneda Tarifa shfaqet tërësisht e transformuar, çfarë po ndodh me të?
PERSONAZH

Eneda Tarifa shfaqet tërësisht e transformuar, çfarë po ndodh me të?

Këngëtarja e njohur shqiptare, Eneda Tarifa, e cila prej vitesh ka qenë një nga figurat më të pëlqyera në skenën...

by IMA Redaksia
Tet 19, 2024
EKSKLUZIVE | Eneda Tarifa rikthehet në televizion. Ja ku do mund ta shohim së shpejti!
EKSKLUZIVE

EKSKLUZIVE | Eneda Tarifa rikthehet në televizion. Ja ku do mund ta shohim së shpejti!

Këngëtarja Eneda Tarifa është gati të rikthehet në televizion në rolin e moderatores. Pas një pushimi të gjatë këngëtarja e...

by IMA Redaksia
Tet 3, 2023
Ekskluzive | Një duet në bashkëpunim me Marsela Çibukaj. Si titullohet dhe kur do të publikohet kënga e re e Sardit?
EKSKLUZIVE

Ekskluzive | Një duet në bashkëpunim me Marsela Çibukaj. Si titullohet dhe kur do të publikohet kënga e re e Sardit?

Shumë këngë të reja kemi dëgjuar këtë verë por të pakta janë ato këngë që të rrëmbejnë zemrën dhe mëndjen....

by IMA Redaksia
Sht 10, 2023
EKSKLUZIVE | Do të nisë së shpejti në TV Klan por cili është princi i sezonit të dytë të Love Story!
EKSKLUZIVE

EKSKLUZIVE | Do të nisë së shpejti në TV Klan por cili është princi i sezonit të dytë të Love Story!

Love Story do të nisë sezonin e dytë në datën 15 nëntor në televizionin Klan. Gjatë ditëve që lamë pas...

by IMA Redaksia
Nën 10, 2021
EKSKLUZIVE | Romeo dhe Donald Veshaj rikthehen në Vizion Plus
EKSKLUZIVE

EKSKLUZIVE | Romeo dhe Donald Veshaj rikthehen në Vizion Plus

Binjakët më të famshëm të ekranit shqiptar janë gati të rikthehen në ekranin e Vizion Plus. Nuk është 'Alpazar' dhe...

by IMA Redaksia
Sht 27, 2020
EKSKLUZIVE | Alban Dudushi në Vizion Plus me një program 3 herë në javë
EKSKLUZIVE

EKSKLUZIVE | Alban Dudushi në Vizion Plus me një program 3 herë në javë

Largimi i Alban Dudushit pas 17 vjetësh nga Top Channel është një nga lajmet që më së shumti është lexuar...

by IMA Redaksia
Sht 14, 2020
Next Post
Në 2015 në Britani vjen Vodafone TV

Në 2015 në Britani vjen Vodafone TV

Programi i mbrëmjes 17/11/2014

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA