Andi Mack rikthehet në Disney me një sezon të tretë!

Presidenti dhe përgjegjësi i krijimeve në Disney Channels Worldwide, Gary Marsh, njoftoi sot se hit-seriali për adoleshent “Andi Mack” është rinovuar për një sezon të tretë.

I vlerësuar nga kritika si një prodhim i larmishëm dhe mjaft i mirë për të rinjtë, seriali do të ketë këtë sezon sërish në kast aktorët Peyton Elizabeth Lee, Lilan Bowden, Joshua Rush, Sofie Wylie dhe Asher Angel.

“Andi Mack” është krijuar dhe drejtuar nga Terri Minsky, Michelle Maning dhe Phil Baker si bashkë-producent ekzekutiv.

“Andi Mack” u shfaq në Disney Channel në prill 2017 dhe renditet në mesin e Top 10 serialet televizivë më të mirë për vajzat 6-11 vjeç. Ai arriti në më shumë se 40 milionë shikues gjithsej dhe rreth 17 milionë fëmijë në mbarë botën në tremujorin e fundit (3Q17) dhe duke u bërë programi më i ndjekur në në Disney Channel VOD dhe në aplikacionin DisneyNOW./IMAlbania.com/